Talent, aftësi, pasione fëmijërie apo “fëmijë gjeni”! Psikoterapisti zbulon në 'Esencë' karakteristikat që duhet të vënë re prindërit

25 Maj 2023, 07:10| Përditesimi: 25 Maj 2023, 07:38

  • Share

Të gjithë prindërit shpesh u referohen fëmijëve të tyre duke thënë se sa të zgjuar dhe të talentuar janë. Fëmijët kanë aftësi në fusha të ndryshme artistike, sportive, krijuese etj. Talente e pasione që përgjithësisht zbulohen në moshë të hershme nga prinderit ose mësuesit e tyre.

Mbrëmë në Esencë me tre fëmijë të fushave të ndryshme u fol për talentet e tyre të veçanta.

Iris Hasko, vajza e cila prej pak kohësh është bëre pjesë e Mansa-s, organizatës botëtore të Gjenive na tregon se si është zbuluar që herët inteligjenca e saj në nivele të larta. Iris mban një shifër shumë të lartë të këtij rezultati, 158 IQ, ku përfshihen vetëm 3% e njerëzve nga e gjithë bota.

Enio Delia, djaloshi 6 vjeçar i cili këndon HIP-Hop tashmë i njohur edhe në rrjete sociale si talenti i së ardhmes në muzike.

Asila Beka, 9-vjeçarja kampione në Taekëondo, pjesë e një familjeje me 4 motra ku të gjitha prej tyre ruajnë medalje e kupa brenda e jashtë vendit në këte sport.

Pjese e “Esencë” në një lidhje skype nga Amerika ishte Merisa Gjoka, vajza e famshme e Manzës e cila në vitin 2004- u bë pjesë e ekranit dhe edicioneve informative si një zbulim i rrallë për aftësitë e saj të rralla në numerologji.

“Nisa klasën e parë që në moshën 4 vjeçare”- rrëfen Merisa “gjatë gjithë ciklit fillor programet shkollore për mua ishin shumë më të avancuara për moshën”

Talent, aftësi, gjeni etj? Psikoterapisti Eduart Tafa na tregon se kush janë disa nga karakteristikat që një prind duhet të vërejë tek femija i tij për të zbuluar aftësitë, apo për të investuar në pikat e tij më të forta.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?