- "Nuk dënohet,
- një zemër
- Nga gjyqi i lartë
- sepse një zemër
- Mund të mbajë,
- Dashuri".
Kjo poezi ishte ndjesia e tij e parë, prej kur u ngjiz dëshira e tij për të shkruar në moshën 6 vjeçare. Ishte vetëm 16 muajsh kur Jamarbër filoi të lexoj librin e tij të parë “Rosaku i Shëmtuar”. Sot ajo që duket se të rrëmben vëmendjen kur i lexon janë vetë poezitë e tij.
Ishte 3 vjeç kur në vitin 2010 u diagnostikua me problem të spektrit autik, por dëshira e tij e madhe për të shprehur ndjesitë dhe emocionet ishin hapat e parë që filluan të formësonin talentin e Jamarber Hoxhaj, djaloshit 11 vjeçar me aftësi ndryshe nga bashkëmoshatarët që do fort leximin dhe librat.
“Ajo që më frymëzon është që shkruaj se bëj ca projekte disa proza, disa poezi, disa dizajne etj”, tha Jamarbër Hoxhaj.
Me mesazhe të forta për jetën, nënën, hapësirën, mendimet dhe emocionet që i vinin në formë steriotipesh Jamarbër ka mundur ti shkruaj duke ngjizur kështu librin e tij të parë me 101 poezi , titulluar (AuvernaMon) “Lulëkuqja”
“Libri im i parë që kam sjellë është AuvernaMon “Lulëkuqja” -tha Jamarbër Hoxhaj.
Sa i përket letërsisë, Jamarbër na rrëfen se ndër autorët e preferuar janë Ismail KAdare, Martin Camaj, Ali Podrimja etj. Por ëndrrat dhe pasionet e tij nuk ndalen pasi projektet e radhës të talentit të veçantë 11 vjeçar janë 2 librat e rinj, “Djaloshi autik” dhe “Viola e re”.
“Po bëj librin e dytë “Djaloshin Autik” që e kam përfunduar dhe e kam kaluar në ëord dhe po bëj gati që të botoj dhe librin e tretë “Viola e re”. Ai përmban shumë poezi. Është një libër më i fuqishëm se se librat e tjerë poetikë, njësoj siç janë librat e tjerë të Martin Camaj, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ali Podrimja etj.Ky pasion do të vazhdojë unë besoj se po”, tha Jamarbër Hoxhaj.
I angazhuar me spote dhe dokumentareve mbi ndërgjegjësimin e autizmit në trevat shqipfolëse Jamarbër ka dhe një mesazh të rëndësishëm për bashkëmoshatarët e tij.
“Duhet të lexoni sa më shumë që të dini më shumë gjëra, që të jeni më të fortë, të jeni më të ekuilibruar, më të fuqishëm ashtu si të gjithë njerëzit që dinë shumë gjëra”, tha Jamarbër Hoxhaj.
Suksese te metejshme.
PërgjigjuTe lumte djalosh.
Përgjigju