Talenti i Barcelonës mund të vendosë rekord në finalen e Superkupës ndaj Real Madridit

12 Janar, 22:02| Përditesimi: 12 Janar, 22:22

  • Share

Të dielën e 14 janarit, Barcelona do të përballet me Real Madrid në Superkupën e Spanjës, në atë që për talentin e ri Lamine Yamal mund të jetë natë historike.

Finalen e vitit të kaluar blaugranasit mposhtën madrilenët me rezultat 3-1 dhe siguruar trofeun e parë me Xavi Hernandez si trajner.

Pavarësisht emocioneve të mëdha që po mbizotërojnë para ndeshjes në Riad, Barcelona pati një natë të vështirë kur e mposhti Osasunën në gjysmëfinale me rezultat 2-0, aty ku Yamal u fut nga banka dhe shënoi golin e dytë në kohën shtesë.

Xavi me shumë mundësi do t’i japë atij mundësinë që të luajë nga minuta e parë për shkak të lëndimit të Raphinhas, andaj spanjolli mund të thyejë një rekord në rast se shënon gol.

Yamal tashmë mbanë rekordin si golashënuesi më i ri në histori të Barcelonës, golashënuesi më i ri në histori të La Liga-s dhe në moshën vetëm 16 vjet e 182 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri në Superkupën e Spanjës.

Nëse ai shënon në finale, do ta zërë vendin e Ansu Fatit si golashënuesi më i ri në El Clasico, pasi ky i fundit e bëri vetëm në moshën 17 vjet e 359 ditë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?