Talenti i Crystal Palace grumbullohet me kombëtaren U-17, Dashi: Dua të luaj në Premier League, kuqezinjtë mbreslënës

19 Qershor 2022, 15:45| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 16:16

  • Share

Prej datës 16 qershor kombëtarja U-17 e drejtuar nga Ervin Bulku është grumbulluar për dy ndeshjet miqësore kundër Kosovës më 21 dhe 23 qershor, ndërsa pjesë e grupit janë bërë edhe futbollistë me premisa të mëdha. Njëri prej tyre është Marlind Bahaj, futbollisti që është pjesë e Sudtirol në Itali.

“Është hera e parë jam shumë i gëzuar për të luajtur me kombëtaren U-17. Unë mendoj se skuadra është shumë e fortë, mund të shkojmë lart. Kur erdha këtu e kuptova që është një ritëm shumë i lartë dhe tani do bëj maksimumin për të nderuar fanellën kuqezi,”-u shpreh Marlind Bahaj, futbollist i kombëtares.

Matteo Dashi është mesfushor dhe bën pjesë në ekipin e të rinjve të Crystal Palace, ndërsa pas grumbullimit me kombëtaren thotë se kuqezinjtë janë shumë të talentuar.

“Është një ekip shumë i mirë dhe më duket se do bëjmë rezultat shumë të mirë me ndeshjet që kemi. Ëndrra imë është të luaj në Premier League dhe me ekipin e parë të kombëtares së Shqipërisë,”-deklaroi Matteo Dashi, futbollist i kombëtares.

Dy ditë më parë kombëtarja U-17 fitoi 4-1 miqësoren brenda grupit me kombëtaren U-16 të drejtuar nga Agron Kërçova.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?