Turma e mbledhur në aeroport përpara shpërthimit

Talibanët vrasin liderin e ISIS, ishte organizatori i bombardimeve në aeroportin e Kabulit

26 Prill 2023, 08:21| Përditesimi: 26 Prill 2023, 08:25

  • Share

Organizatori i grupit ISIS që mendohej se kishte planifikuar bombardimin shkatërrues të vitit 2021 në aeroportin e Kabulit është vrarë nga talibanët në Afganistan, thonë zyrtarët amerikanë.

Bombardimi në gusht i mori jetwn 170 civilëve dhe 13 ushtarëve amerikanë, ndërsa njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga vendi pasi talebanët morën kontrollin. Organizatori u vra disa javë më parë, por u desh kohë për të konfirmuar vdekjen e tij, ndwrsa emri nuk wshtw bwrw ende i ditur.

Zyrtarët amerikanë thanë se kishin përcaktuar përmes mbledhjes së inteligjencës dhe monitorimit të rajonit se lideri kishte vdekur, megjithëse nuk dhanë detaje të mëtejshme se si kishin mësuar se ai ishte përgjegjës për bombardimin.

"Ekspertët në qeveri kanë besim të lartë se ky individ... ishte me të vërtetë personi kryesor përgjegjës," tha një zyrtar i lartë amerikan për CBS.

Sipas një raporti në New York Times, SHBA mësuan për vdekjen e liderit në fillim të prillit. Është e paqartë nëse ai ishte në shënjestër të talebanëve apo nëse u vra gjatë luftimeve të vazhdueshme midis ISIS dhe talebanëve.

Të hënën, SHBA filloi të njoftonte familjet e ushtarëve të vrarë për vdekjen e liderit të ISIS.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?