Politikë

Tallja e Kasos dhe Bozdos me shqiptarët, para kamerave qahen për manipulim votash, ndërsa gajasen nëpër sallë (VIDEO)

18 Maj, 19:29| Përditesimi: 18 Maj, 19:44

  • Share

Hipokrizia e Partisë Demokratike për rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit është shumë e qartë dhe qesharake.

Ndonëse më herët u ankuan se Partia Socialiste ka arritur të manipulojë votat e diasporës, drejtuesi politik i Korçës, Ivi Kaso, dhe ai i Beratit, Eno Bozdo, duket se nuk janë realisht aq të trishtuar dhe në merak për “manipulimin” e votave të shqiptarëve.

Pasi para kamerave recitojnë poezinë e vjedhjes së votave (vetëm për qarqet ku humbin), ata shihen të enden nëpër sallën e Parkut Olimpik 'Feti Borova" të qeshur dhe në humor mjaft të mirë duke shkëmbyer batuta me njëri-tjerin, ndoshta sepse vetë e kanë siguruar ulësen në parlament për 4 vitet e ardhshme.

Ironia është se në të njëjtën kohë, përfaqësues të PD-së kanë denoncuar faktin se në Berat, një nga qarqet më të përfolura për ndikim elektoral, Partia Socialiste ka arritur të marrë një rezultat që i kalon 98%.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?