Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama mbi votimin e kandidatëve të deputetë të cilin e konsideron si proces demokratik.
Zëdhënësi i PD-së, Gazmend Bardhi shkruan se Rama nuk e di se çfarë do të thotë votë duke i kujtuar se në vitin 2005, socialistët i rrëzuan platformën e tij për kryetar.
Ndërkohë ai shkruan se sikundër PD, kandidatët e socialistëve për deputetë do t'i zgjedhë Niçja nga burgu.
Postimi i plotë në Facebook:
E pashë Edi Ramën shumë të shqetësuar sot nga procesi më demokratik i këtyre 30 vjetëve të ndodhur në ndonjë parti në Shqipëri, përzgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia e PD. Edi Rama është i shqetësuar, sepse e di që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.
Edi Rama vetë nuk e di çfarë do të thotë votë, as nga anëtarësia e partisë, as nga qytetarët, sepse karriera e tij është e bazuar tek krimi, jo tek vota. Edi Rama u refuzua nga socialistët, të cilët ia rrëzuan platformën për kryetar më 8 Tetor 2005, por ai u emërua Kryetar i Partisë Socialiste përmes një procesi korruptiv. “Një pallat, një votë” ishte modeli me të cilin Edi Rama kapi PS dhe prej atëherë nuk lejon të votohet me në PS.
Zgjedhja për qytetarët është e thjeshtë. Ata do të votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.
O Gaz by*a le nam o shoku Tores
PërgjigjuNdaj ka filluar popullariteti i Gazit...., eshte rrit oferta per b**
Po rri urtë o Gazmenda,mëso matematikën një herë,pastaj fol për gjëra të tjera,se të del nr i deputetëve gjoja të zgjedhur nga baza sipas teje 12+35=37.Po ç'paskeni qënë ju të opozitës së bashkuar,Sudja(Mona)thotë 10÷3=3,Lyl Basha tani dihet që është nul në matematikë dhe ka fituar Oskar për "lapset"e tij,tani dole dhe ti moj Gazmenda dhe doni të vini në pushtet ju,u pika që s'u bie.
Përgjigju