Tambël orizi në tavë, receta e ëmbël plot shije e traditës veriore nga zonja Albana

13 Nëntor, 11:26| Përditesimi: 13 Nëntor, 11:28

  • Share

Tambël orizi në tavë

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 200 gr oriz
  • 200 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 1/2 lç kanellë
  • Lëvoren e 1 limoni
  • 1 lgj sheqer kaf
  • 50 gr bajame/arra/lajthi

Përgatitja:

Ziejmë orizin me qumësht në temperaturë mesatare. Në një enë rrahim vezët me sheqerin, më pas shtojmë lëvoren e limonit dhe kanellën. Orizin e zier ia shtojmë vezëve dhe i përziejmë së bashku. Masën e përgatitur e shtrojmë në tepsi, e spërkasim me një lugë sheqer, me arra të grira ose bajame. E vendosim të piqet në furrë në 200°C rreth 30-40 minuta. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?