Koreografi Tan Brama

Koreografi Tan Brama: Do dubloja sërish për filmat me pullë të kuqe! Ja si ishte eksperienca në ‘Big Brother Vip’

9 Shkurt 2022, 22:19| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 22:24

  • Share

Koreografi Tan Brama, ishte padyshim një ndër banorët më popullorë në ‘Big Brother Vip’. Ai, ka rrëfyer se si u prit pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Që kur hoqa kufjet e shtëpisë mora një ‘feedback’ shumë të mirë. Edhe shikuesit ‘live’ në studio ma bënin me dorë. Më kanë thënë që ti duhet të ishe që në fillim. Ta kisha ditur do isha futur te BBV2. E pranova direkt, thashë që po do jem. Ishte dhurata më e bukur për vitin 2022. Momenti më i bukur brenda shtëpisë ishte kur më erdhën fëmijët. Për 30 ditë që qëndrova çdo sekondë ishte e bukur. Unë e dija ku po shkoja. Aty brenda kishte lojtarë shumë të fuqishëm. Thashë do rri një javë, do dal” – tregoi Brama.

Koreografi Tan Brama ka shprehur edhe një mendim për finalistët e ‘Big Brother Vip’ ndërsa shton se nuk i mbajtur krahun asnjërit prej konkurrentëve.

“Për Donaldin, Ilirin, Arjolën dhe Monikën i prisja. Edhe Beniada shumë mirë. Ishte surprizë nuk e mendoja. Unë isha si tipi i Beniadës, nuk i mbaja krahun asnjërit” - u shpreh ai.

Brama nuk la pa përmendur dhe eksperiencën e tij në përkthimin e filmave +18, duke thënë se është punë që do ta bënte përsëri.

“E kam bërë në vitin 2004 sapo jam kthyer nga Gjermania. Patjetër që do e bëja prapë atë punë.” – shprehet koreografi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?