Tani edhe zyrtare, Mario Mitaj do luajë në Arabinë Saudite! Shok skuadre me Benzema e Kante, përfiton 3 milionë euro në sezon

3 Shtator, 12:55| Përditesimi: 3 Shtator, 15:55

  • Share

Mario Mitaj është futbollisti më i ri i klubit të Al Ittihad në Arabinë Saudite.  Lokomtiva e Moskës ka pranuar ofertën e klubit nga Lindja e Mesme për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, i cili është transferuar me formulën e huazimit për 1.2 milionë euro.

Në fund të huazimit, klubi ku luajnë edhe futbollistë si Karim Benzema dhe N’Golo Kante, do ketë të drejtën për të blerë kartonin e 21-vjeçarit për 5 milionë euro në sezon. Faraonike për një futbollist shqiptar do jetë edhe paga që Mitaj do përfitojë në Arabinë Saudite. Sipas këtij burimi, futbollisti i lindur në vitin 2003, do përfitojë 3 milionë euro në sezon. Për Mitajn ka patur kërkesa edhe nga klube të tjera, sidomos në Turqi, por në një moment emri i tij u përmend edhe te Juventusi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Milioner: 03/09/2024 13:51

    Shume mire ne 2025 shqiperise i shtohet edhe nje miljoner tjeter pasi 3 mil€ ne arabi nuk tatohen pra Mitaj per nje vit futet tek lista milionerve ne Shqipëri! Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?