Pas finales së djeshme të Uefa Champions League, midis Realit dhe Dortmundit, në stadiumin e Uemblit pati dhe një moment fantastik, ku protagonist ishin lojtari i madrilenëve Jude Bellignham dhe ish-trajneri i ‘Los Blancos’, i cili ishte në stadium për të parë finalen.
Bellingham i kërkoi Mourinhos që të pozonte me nënën e tij për një foto, ku vetë Jude do të ishte fotografi.
Pas fotografimit, tekniku portugez i bëri batutën epike anglezit, duke i thënë: Tani eja tek Fenerbahche.
Vetëm disa ditë më parë Mourinho është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës turke të Fenerbahce.
Reali fitoi dje për herë të 15-të Champions League me rezultatin 2-0, ku Bellingham ishte protagonist gjatë gjithë kompeticionit.
Jude Bellingham: “I asked José Mourinho for a picture with my mum, she’s fancied him for years!".
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 1, 2024
???? Jude Bellingham takes the picture…
Jose Mourinho: "Now you come to Fenerbahçe!" ????????
pic.twitter.com/bg6P0YBNE7