Tani është e qartë se kush i ka vjedhur dhe shpërndarë përgjimet

17 Qershor 2019, 22:57| Përditesimi: 17 Qershor 2019, 23:05

  • Share

Në rast se Prokuroria e ka me të vërtetë vullnetin të zbulojë se kush e ka tradhtuar sekretin profesional dhe i ka dhënë Partisë Demokratike përgjimet audio origjinale, që përfshihen në dy dosjet e famshme ''339'' dhe ''184'', tani ajo e ka rrugën e hapur. Gazetari gjerman Peter Tiede i ka marrë përgjimet, që vinin nga të dy dosjet, të kopsitura në të njejtën mënyrë identike, kështu që është e qartë se përgjimet vijnë nga i njejti burim. Dhe kjo është indicja e parë. Indicja e dytë e madhe lind nga një pyetje: cilët prokurorë i kanë patur të dyja dosjet sëbashku? Dhe këtu rrethi ngushtohet në vetëm dy emra: Besim Hajdarmataj, i cili ishte kreu i Prokurorisë të Krimeve të Rënda në kohën kur ndodhën përgjimet, e kështu që mund të merrte kopjet e tyre pa problem, dhe Adriatik Llalla, i cili në të njejtën periudhë ishte kryeprokurori. Dy dosjet i kanë ndjekur prokurorë të ndryshëm, kështu që është e pamundur të besohet se dy prokurorë të ndryshëm mund të veprojnë me të njejtën strategji e t’i japin materialin e vjedhur të njejtin person.

Indicja e tretë: po ndërmjet Hajdarmatajt dhe Llallës, kush kishte interes politikisht që të nxirrte përgjimet? Duhet të kujtojmë që dihej se Hajdarmataj ishte i lidhur me PD-në, ndërkohë që Llalla dihej se ishte lidhur me LSI-në. Rrethi ngushtohet edhe më tej, pasi në vitin 2016 në Dibër LSI mori pjesë në zgjedhje në koalicion me Partinë Socialiste, kështu që të përgjoje socialistët, do të thoshte të dëmtoje edhe partinë e Ilir Metës.

Në qoftë se do të bënim gazetari sipas të njejtave standarde që zbaton opozita aktuale, duke u bazuar vetëm tek perceptimet, nuk do të kishim asnjë dyshim: përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 i ka vjedhur nga Prokuroria Besim Hajdarmataj para se të transferohej dhe ai ja ka dorëzuar ato Partisë Demokratike. Partia Demokratike për disa muaj i përdori ato në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, në disa deklarata politike, deri tek vendimi që t’i bënte publike, duke ua besuar kopjet e para gazetarëve shqiptarë të oborrit të vet. Por duke i nxjerrë ato vetëm në mediat shqiptare, kjo nuk sillte një impakt të madh, kështu që, për të rritur besueshmërinë, iu dha urdhër gazetarëve që t’i publikonin ato në mediat ndërkombëtare.

I takoi në fillim Zërit të Amerikës, që e pranoi vetëm një herë (në bazë të një kontrate që kishte me BIRN-in) dhe që prej atëhere ka refuzuar të përdorej sërish për manovra politike. E kështu mbërriti Peter Tiede. PD i përktheu në anglisht përgjimet dhe ja besoi ato gazetarit gjerman sipas axhendës politike të opozitës. Dhe Tiede, pa kuptuar asnjë fjalë të vetme nga ato që botonte, pranoi të qendronte në lojë, duke fituar në shkëmbim pak famë në Shqipëri.

Në rast se do të vepronim siç bën opozita, do të kërkonim që Hajdarmataj të arrestohej, pasi ajo që ka bërë si prokuror është shumë e rëndë. Por, duke qenë se ne jemi për garantimin e të drejtave të të gjithëve, besojmë se edhe në rastin e Hajdarmatajt i takon Prokurorisë të zbulojë fajtorin e vërtetë. Por indicjet janë të qarta, fajtori është lehtësisht i identifikueshëm. Drejtësia pret drejtësi.

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tropojan: 02/07/2019 14:39

    Babalja dhe shume babale te tjera nuk kan lindur dhe nuk kan asgje te perbashket me Tropojen dhe tropojanet!! Urrejtjen qe mund te keni per doktorin nuk mund ta perdorni kurre per te hedhur balte mbi tropjanet emermire kudo qe ndodhen.Turpi i mbulofte te gjithe ata qe lozin me karten e perçarjes se shqiptarve!!

    Përgjigju
  • Nuk eshte Fake News: 26/06/2019 12:20

    Besim Hajdarmataj, po ben pregatitjet e fundit per tu arratisur Familjerisht. Nuk eshte FAKE NEWS, por nga brenda fare-fisit ka dale ky lajm.

    Përgjigju
  • Vezhguesi: 23/06/2019 14:44

    KESJ I THONE HAKMARRJE POLITIKE ESHTE NJERIU PRA HAJDARMATAJ QE KEKOJE BURGOSJEN TE INT DOGDILIVERY SAJMIR TAHIRIT DHE TANI BLLOWXHABISTJA E RAMES MARKU HIDHET NE MESYMJE

    Përgjigju
    • Juristi: 09/07/2019 17:01

      Meso lexim dhe kendim o shpellar shqipfoles me nickname Vezhguesi. E masakrove gjuhen e bukur shqipe me idiotesine tende proverbiale.

  • tirane: 18/06/2019 16:54

    Po merruni me hajnin se pastaj kush e ka zbuluar hajnin e beni me vone. prandaj qytetaret nuk raportojne ne polici per keqbersit se merren me ate qe ka raportu e jo me keqbersit. Keshtu qe ikin njerzia nga ky vend se te ze halli me qene njeri . Shif background in e politikaneve dhe e kupton se ku do shkoj vendi yne. Prit se nuk kemi pare gje akoma.Merrni ne votime 20,000 leksha se do ju duhen 50 vjet tjera ta kuptoni qe ju a kane me te futur.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 18/06/2019 13:34

    TIKU LALLAJVE eshte ne gjermani dhe per te shpetuar i ka dhene pergjimet. Jane vete prekuroret qe e kane bere.

    Përgjigju
  • malokeria: 18/06/2019 12:55

    prap kush ka dru me pre!!!ore po ca behet keshtu na mbyten keta te pashkolluarit.vetem gjuhen e dhunes dhe te tradhetise njohin.dhe nuk eshte per tu cuditur UDB e sales e beka punen mire ne veri!!

    Përgjigju
  • tomor labi: 18/06/2019 12:28

    me shume fantazi jeni mor enverista te thekur.Keni harruar Salen se me siguri ai i ka marre dhe i ka derguarne gjermani.skemi nevoje as per hetuesa dhe as per gjykatesa sa tju kemi juve qatipe te talentuar.vashdoni se keni talent.ne fund te fundit edhe pse jane te veteta qe djegin le te gjwejme ndonje koke turku se te tjerat hARROHEN PASTAJ

    Përgjigju
    • 007: 18/06/2019 14:39

      Mbaje salen edhe lulin se na bejn vez me dy te kuqe.Se ne fakt se i shajm ne,ata po treten fare te shkretet.Sa gjynah!!!!!!!!!!!!!!!

  • Papi: 18/06/2019 11:49

    Kush ma perkthen "ka tradhtuar sekretin profesional"? Nqs keta dosje nuk do publikoheshin nga gjermanet a do e shihnin driten e diellit keta dosje? A e dini qe ka pasur dosje edhe ne zgjedhjet e 2013-tes dhe te tjerat perpara ku jane pse nuk dolen ne akuze? Pra sekret profesional quhet kur prokurori zhduk gjurmet e krimit dhe nuk lejon qe te denohet askush? Prokuroria duhet te mbaj pergjegjsi pse i fshehu keta dosje dhe nuk coi para akuzes autoret E ju merreni kush i nxorri apo do denonconi se kush i botoi nderkohe fakti ngelet fakt dhe askush ska bole te shtroje pyetjen A ka kuptim vota ne shqipri?

    Përgjigju
    • papa: 18/06/2019 13:03

      po shoku vota ka kuptim!prandaj te gjithe sulen ta blejne ose ta tjetersojne.sepse pas saj zene nganje vend ne shtet dhe e bejne biznes privat!!!populli duhet ta kuptoje qe shitja e votes i nxin apo i rregullon per vitet e ardhshme dhe ta jape per te keqen me te vogel se te mire nuk ka.ne nuk jemi perjashtim i asnje vendi.korrupsion ka kudo.ka nga ata qe te vrasin ne mes te rruges kur jane ne pushtet dhe nuk ju hyn gjembi ne kembe.shqipetaret ti bejne hesapet mire!!

  • Aliu: 18/06/2019 11:37

    Po si nuk doli nje tropojan i mire e fisnik,vetem ligeis e dredhi,prapaskena e spiunlleqe,pergjime e babale,me keto nuk vini kurre ne pushtet.

    Përgjigju
  • Xxx: 18/06/2019 10:55

    Prokuroret e plepave keto pune dinin te benin si te pa afte qe ishin

    Përgjigju
  • ELA: 18/06/2019 10:03

    Mor aman pse nuk doli nje bure i mire nga Tropoja,perse te gjithe te ligj? pse mor gamor me keto pergjime do rezosh qeverine/une kam qene antare e Lsi-se ne tiranen e re dhe e di shume mire se si i veprohej ,si LSI,si Pd njesoj nuk ka me kthim prapa,qeveria e keqe do mbyll vetingun,reformen ne drejtesi do mbyll reformat e tjera do pastrohet nga politika gjithe maskarenje dhe pastaj do kete ndryshime.Mo hajdarmataj ik ne burg tani

    Përgjigju
  • LORA: 18/06/2019 09:20

    Pse,me duart lidhur do te qendronte perballe spates se Vetting-ut banda kriminale dhe antikombetare e integrume e llallerise dhe gjingjonerise ??

    Përgjigju
  • Drejtesi: 18/06/2019 07:16

    O sa mire ju qe flisni per tradheti kombetare si ne kohen e xhaxhit po si nuk thoni per kete regjim hajdutesh qe kercenon mesuesin e shkolles gjej vend ku te futesh po nuk e dhe voten per ps turp turp mjer ky popull qe nuk e kupton akoma kush i udheheq.

    Përgjigju
    • drejtesi e plepave: 18/06/2019 12:57

      te ishte koha e sales pa me beje kakerdhi keshtu neper internete ti!!

  • tori: 18/06/2019 07:07

    Perse ne cdo aktivitet me tradheti e cenim I siguris kombetare perfshihen vetem tropojanet?Te denohet personat qe nxoren sekretet e hetimit,kushdo qofshin.

    Përgjigju
  • Roza: 18/06/2019 03:17

    Te vertetohet 100 per qind dhe te denohen rende per venim te sigurise dhe tradheti te detyres.

    Përgjigju
  • Arbëri: 17/06/2019 23:58

    Ky është cenim i siguris kombëtare, në Burg tradhëtarët dhe spiunët antikombëtar ...!!!

    Përgjigju
    • Alb: 18/06/2019 12:38

      Anikombetare jane ato qe I fshijne kto dosje poshte tapetit!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?