Tani, pas disa ditësh që të gjithë e thamë mendimin tonë mbi infermieren e re të Pejës, e cila pa menduar, pa vënë zemrën para veprimit që “hakmarrja primitive” i tha të bëjë, goditi, përqeshi të moshuarën e sëmurë, faleni atë! “Më goditi e para”, tha. “Pak e kishte aq sa po i bëja”.
Edhe ne moralistët e gjithçkaje, ne që falim trafikantë vajzash e grash shqiptare dhe frekuentojmë restorantet, rezortet, baret luksoze që ata kanë ngritur kudo duke i quajtur me respekt biznesmenë. Ne që iu bëjmë reklamë bananeve me kokainë dhe bërtasim të gëzuar sa më shumë të na kenë paguar. Ne që blejmë apartamentet në ndërtimet e tyre, ne që marrim rrogat në bizneset e tyre, ne jemi, ishim, të pamëshirshëm me këtë vajzë. Ne që bëhemi “tapetë” para politikanësh që kanë bërë keq e më keq sa ajo bëri në dhomat e shtëpisë së të moshuarve në atë kodrinë në Pejë, ne që admirojnë orat rolex e vilat miliona euroshe të gjyqtarëve e politikanëve tanë, ne që blejmë unaza, gjerdanë e bizhuteri të vjedhura me dhunë grave në Evropë, mirë e bëmë që u revoltuam. Por a jemi edhe ne “të fortë” me atë që nuk kemi frikë dhe servilë dhe admirues me kë është realisht i pasur dhe me pushtet?
Atëherë, duhet ta falim këtë vajzë e të shohim tek ajo të gjithë problemet që bartim si individë në tranzicionin tonë. Le të shërbejë infermierja e Pejës si një pasqyrë ku ne të shohim brenda vetes dhe të korrigjojmë, të kërkojmë, të përmirësohemi për t’u bërë më të mirë, më të drejtë, më të vërtetë.
Infermierja nga Peja do të ketë procesin e saj gjyqësor. Fëmijët e nënës së dhunuar, sa mirë, do ta marrin tashmë në shtëpinë e ngrohtë atë. Ne, në vend që të shpërthejmë tek ngjarja e radhës për të pritur tjetrën më pas, a mund të bëjmë diçka? Të ndalojmë. Të reflektojmë. Të mësojmë e të pyesim: Sa vetë mes nesh, afër nesh, sillen njësoj?
Per fat te keq NUK respektohet ligji ne kosovë. NUK jemi te barabat Para ligjit i forti ka perparsi Kursi i ligi humb gjith
PërgjigjuBravo Alba. Ke reaguar si duhet e ne momentin duhur. Kjo shoqeri jemi ne
PërgjigjuEshte bere Hallakame e terpuar,"kush thonit e kush pankonit , kali dadh". Po shfryjene mllefet e pa kontrolluara,me ngjan me komunizmin, detyrimisht deferencoht babai nga e bija,fajtori eshte ne sistem,familja,shkolla dhe shteti.Vetem shiHni; Kush ka hapur e kush dha leje per hapjen e ketij institcioni?! dhe Kush punon aty?! Keshtu jane edhe kopshtet dhe qerdhet,I hap ai qe ka para,por kurre nuk ka pa as enderr te behet i tille sic eshte bere,
PërgjigjuBrava Alba...ne jemi popull barbar qe akoma nuk kemi bere tonat vlerat e krishtera te tolerances dhe miresise. Shume njerez shprehin ne komentet e tyre mbi kete ngjarje te njejten mostolerance dhe dhune si te infermieres. Duhet te reflektojme
PërgjigjuPer kriminelet e nenave te pa mbrojtura nuk ka falje denim sipas ligjit.
PërgjigjuPer cilin ligjë e ke fjalen ne kosovë per fat te keq NUK Funksion ligji gjithmon i forti fiton per fat te keq .
Cudia me e madhe 3 dite zgjat. Nuk do te punoje si infermiere por do te punoje kamariere.
PërgjigjuNji artikull qe duhet te beje kedo te reflektoje. Veprimi i rende i infermeires eshte diçka shume e rende qe u shfaq por sa te tjere mund te jene si ajo. Pra kjo shoqeri ka nevoje per reflektim dhe per edukim. Klasa politike shqiptare po shkaterron çdo gje te mire qe zoti ia fali ketij vendi, po degradon njeriun bashke me çdogje qe kemi perreth. Sa keq te vjen 30 vite demokraci me pritshmeri shume te larta dhe me arritje mikroskopike. Sa keq shkruan nji mesogrua qe dikur ishte e re e viteve 90. Zhgenjim total tani dhe per femijet e saj qe po rriten ne kete mjedis sepse sado te mundohesh me edukim ne shtepi shoqeria jone ka degraduar totalisht, sa keq perseri
PërgjigjuJo vetem qe kesaj infermiere nuk i duhet falur krimi por duhet ti hiqet dhe lecenca sepse cfar nuk pret nga mostra te tilla.
PërgjigjuSka falje per kto mostra