Tiranë/ Gjoba e makinës ju vjen në telefon në kohë reale me e-albania

19 Shtator 2023, 15:08| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 15:32

  • Share

TIRANE - Jeni gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor? Nga sot njoftimin e merrni menjëherë në telefonin tuaj, përmes e-Albania.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit prezantuan sistemin e-gjoba, si pjesë e paketës së risive dixhitale. 

Kundrejt konfirmimit të vetë qytetarit të adresës së emalit dhe numrit të telefonit, brenda 7 deri në 10 minuta të marrin njoftimin për masën administrative. 

Si funksionon?

“Të gjithë shërbimet e policisë rrugore janë të pajisur me tablet. Në momentin kur regjistrohet gjoba shkon në e-albania dhe me të aksesuar qytetari njoftohet për gjobën që i është vënë. "Nëpërmjet saj shmangim abuzimet, pasi kemi shumë ankesa nga qytetarë që vijnë për gjobat, duke pretenduar se është jo e drejtë, se nuk kam qenë në këtë aks rrugor, apo atë parkim”tha Rrumbullaku.

Kështu përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve. 

Nisma u prezantua sot pranë shkollës së mesme “Ismail Qemali” në kryeqytet. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liku: 19/09/2023 20:13

    Instaloni radaret elektronik qe gjobit dhe vjen gjoba ne shtepi,se me polic asnjeher nuk rregullohet trafiku ne BE nuk shikon polic mbasi punen e ben radari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?