E vetmja gjë që na bëri të dyshojmë se Ilir Meta ishte i përfshirë në një aferë të rëndë antiligjore me dhënien e shtetësive, ishte reagimi i tij dispropocional, pasi gazeta TemA denoncoi e para marrjen e shtetësisë në shkelje të plotë të ligjit të një futbollisti të Tiranës.
Reagimi ishte i egër dhe kërcënues, deri në premtim për të na tmerruar kur të vinte LSI në pushtet, se Ilir Meta është në pushtet.
Reagimi dukej se fshihte të vërtetën që ne nuk e dinim të plotë, por ai që e kishte bërë krimin e dinte.
Gazeta TemA sot provoi se futbollisti i Tiranës, Wanainful Cobbinah, është prej vitit 2019 në një proces penal në Gjykatën e Tiranës, për falsifikim dokumentesh.
Falsifikimi i dokumenteve për dikë që kërkon shtetësinë e një vendi tjetër, është pengesë substanciale, është pika kyçe që ndan refuzimin me dhënien e shtetësisë, edhe sikur procesi të ndiqte procedurën e rregullt, e jo më kur procesi në vetvete është i paligjshëm.
Nëse presidenti i hap rrugë dhënies së shtetësive të një qytetari të huaj që është në proces penal për falsifikim dokumentesh po në vendin tonë, do të thootë se ke nxituar të mbrosh një falsifikator, duke i dhënë një identitet të ri në një shtet tjetër.
Dhe ky është më shumë se krim shtetëror. Ky është shërbim ndaj mafias ndërkombëtare, që nuk është çudi të jetë kthyer në praktikë në disa shtetësi të tjera të dyshimta që shfaqen në listën e presidentit.
Tani nuk përjashtojmë dot as ndihmën që presidenti Ilir Meta mund t’u ketë dhënë segmenteve terroriste në botë.
Por duke u kthyer tek rasti në fjalë, kemi dy probleme të rënda.
E para, kemi përfshirjen e presidentit në një proces manipulativ për të mashtruar UEFA-n, duke ulur fiktivisht numrin e lojtarëve të huaj për një skuadër. Dhe këtë e ka bërë me koshiencë të plotë. Pra kemi një president që është bërë palë me një mashtrim të provueshëm.
Së dyti, që është dhe më e rënda, kemi një president që për të mashtruar UEFA-n me vetëdije, ka bërë po me vetëdije një krim të dytë, pasi i ka dhënë shtetësi dikujt që ndiqet penalisht nga gjykatat e vendit të tij, për falsifikim dokumentesh. Do të mjaftonte të fuste emrin e tij në kërkim tek Gjykata e Tiranës, apo Prokuroria e Tiranës, për ta zbuluar këtë.
Me siguri e ka zbuluar, por ka menduar që nuk do ta zbulojnë të tjerët.
Kjo është dhe arsyeja pse presidenti shpërtheu me aq zemërim dhe urrejtje për të na tmerruar, kur ne botuam këtë fakt. Dhe e paralajmëruam që nxitime të tilla mund të bëjnë që të marrin shtetësinë dhe terroristë, që ne nuk i njohim, nëse nuk i verifikojmë.
Tani kjo është e qartë. Presidenti i ka dhënë shtetësi dikujt që po gjykohet për falsifikim. Dhe e ka bërë me vetëdije të plotë që po shkelte ligjin dhe po mashtronte UEFA-n.
Dy mashtrime të rënda, duke shkelur ligjet e shtetit shqiptar.
Nuk them që i duhet prerë ajo dora që jep shtetësi, pasi është kapur duke vjedhur. Por që i duhen hequr nga duart vulat dhe dekretet e shtetit shqiptar, duke e çuar aty ku e ka vendin.
Ti pritet dora Ilir Metes.Ka cenuar rende Sigurine Kombetare.Ti pritet ajo dore qe ka nenshkruat dekretin
PërgjigjuMeta jo vetem u cmend por do ta pshurrin qente e rruges si eshte katandisur
Përgjigju