Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

Sociale

FOTOT VIRALE/ Komentuesit bëjnë 'copë' Lefter Allën për rrugën më të çuditshme në Bulqizë: Mungojnë shinat e trenit, korsi edhe për gomarin

17 Nëntor 2021, 19:53| Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 20:15

  • Share

Shqipëria duket se do të mbetet vendi i çudirave. Kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka publikuar shpikjen e fundit infrastrukturore, një rrugë për këmbësorët, që s’duket aspak e përshtatshme për këta të fundit.

Banorët e lagjes 'Zoge' në Bulqizë tashmë do të kenë një rrugë të re, e cila mund të quhet rruga më e çuditshme në vend.

Pamjet janë bërë virale në rrjet dhe komentuesit e 'masakrojnë' Allën i cili ka reklamuar investimin në 'Facebook'.

"Tani mungojnë vetëm shinat e trenit" – shkruan një komentues. 'Paske bërë korsi edhe për gomarin'-shkruan një tjetër.

Sakaq, Alla thotë se baza materiale për këtë rrugë është siguruar nga Bashkia e Bulqizës, ndërsa banorët kryen pjesën tjetër të punës.

Të komentosh mbi ‘veprën’ e Lefterit është e tepërt, për më shumë ju fojmë të ndiqni fotot më poshtë.

1637176238_19ae4451620049ca99964eeef5976bdf.jpg

1637176275_8c0d5d71ba394045a7a5175eda9b7b59.jpg

Rruga e re dhe kryebashkiaku Lefter Alla

1637176003_komentet.JPG

1637176510_kk3.JPG

Komentet në postimin e Lefter Allës

Komento

Komente

  • Loni: 19/11/2021 21:05

    Urime teknologjia re tr plasi syri keq! Marrin vesh keto komentuesit nga rruget bravo ju qofte kushedi sa eshte shkruar fatura per 3 m3 beton 58 mij euro lale 30 m rruge I thencin...

    Përgjigju
  • rombo: 18/11/2021 04:22

    mua sme duket keq, me mire se ne surrel

    Përgjigju
  • Iris: 18/11/2021 01:27

    Me sa duket pjesa e mesit eshte llogaritur te sherbeje si kullese per ujerat e bardha,te zeza,ose per boren kur shkrin nga Dielli dhe kripa.S.d.q.rruge e cuditeshme.

    Përgjigju
  • Alb: 17/11/2021 22:19

    Kjo ashte rrug me pes yje. Se rruget tjerate ne shqipni nuk i kalon tre yjete.

    Përgjigju
  • Njoni: 17/11/2021 21:03

    Ky qenka nona. Pse se merr lali eri ket per arkitekt tirone. Si e boka tironen nuse. Ky Qenka kaq i zgjuar dhe ekonomitar.. sa e boka trenin te kaloj në rrug makine. Kushedi sa ka kushtu ajo rruga me letra. Miljona. Jon bo te gjith në xhepa te gjat nuk bo hajer ai vend atje nga keta lloj llumash.

    Përgjigju
  • Qytetari: 17/11/2021 20:57

    Kr/Bashkiak legen, fshin komentet ne fb per me teper koment aspak ofendues apo vulgar, turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?