Ish kryeministri Sali Berisha

Tani që vrasësi nuk është Edi Rama, çfarë i mbetet Berishës dhe gazetarëve të tij të thonë?

26 Prill 2023, 18:31| Përditesimi: 26 Prill 2023, 18:36

  • Share

Menjëherë pas vrasjes së Ardjan Nikulajt në Lezhë, mediat dhe gazetarët e Sali Berishës, pa respektuar asnjë kod normal jo të gazetarisë, se ato nuk i njohin, por as njerëzor, deklaruan se atë e vrau Edi Rama.

E thanë këtë direkt sapo ndodhi ngjarja, ndërsa akoma nuk dihej asgjë.

Pastaj doli vetë Sali Berisha, për të deklaruar po ashtu, se pas vrasjes qendronte Edi Rama.

Madje një gazetare e tyre arriti deri aty sa të deklaronte se pak ditë para vrasjes, ai ishte zënë me Pjerin Ndreun, për të nxitur aludimet se Ndreu pastaj kishte urdhëruar vrasjen.

Pa pasur asnjë provë, për ditë me radhë i qendruan këtij versioni, pra se vrasja ishte politike dhe pas saj qendronte Edi Rama, pavarësisht se viktima kishte pasur problem gjakmarrje, por kishte pasur edhe probleme me ligjin.

Për fat, tashmë ngjarja është zbardhur dhe rezulton se ai është vrarë për gjakmarrje nga një grupi shqiptaro-britaniko-portugez.

Tani pyetja që lind është se çfarë do të thonë Berisha dhe gazetarët e tij?

Do të kenë kurajon të dalin e të kërkojnë falje?

Apo do të thonë se edhe këta i ka paguar Rama për vrasjen e tij?/TemA

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?