Tanja Fajon

Tanja Fajon: Zgjohu Macron, ky është turp! Shqipëria e Maqedonia e Veriut meritojnë negociatat, mbani fjalën

17 Tetor 2019, 08:43| Përditesimi: 17 Tetor 2019, 09:21

  • Share

Pas qëndrimit të përsëritur të presidentit të Francës Emanuel Macron për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke theksuar se më parë duhet reformuar BE-ja dhe më pas të bëhet zgjerimi ka reaguar edhe anëtarja e Parlamentit Europian Tanja Fajon.

Fajon teksa publikon në rrjetet sociale një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zaev shkruan se ky është një turp dhe se Macron duhet të zgjohet. Më tej ajo thekson se Shqipëria dhe Maqedonia i kanë bërë detyrat e shtëpisë dhe tani është rradha e këshillit të BE për të përmbushur pjesën e tij dhe të çele negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Ky është një turp i madh. Emmanuel Macron, zgjohu! Është koha që BE të tregojë pjekuri dhe përgjegjësi politike!

Këta drejtues kanë bërë pjesën e tyre të punës! Tani është radha e Këshillit të Bashkimit Evropian për të përmbushur pjesën e tij dhe më në fund pranojnë të fillojnë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", shkruan Tanja Fajon.

Postimi i plote i Tanja Fajon

Komento

Komente

  • VLIRA-VLORA: 17/10/2019 14:53

    Posht fraca. Posht makaroni. Rrof shqiperia etnike. Kete e dine dhe femijet ne bark te nenave: fraca armike e betuar e shqiptareve, 15000 vjet aleate me rusín.

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 17/10/2019 12:06

    Z. Macron me keto veprime qe po ben po con ujin ne mullirin e Putinit.

    Përgjigju
  • Hahaha: 17/10/2019 08:58

    Ke te drejte se Gruevski edhe Meta u arrestuan Po ashtu edhe Janeva me Llallen u arrestuan. Macroni ti veri gishtin kokes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?