TIRANË- Gazsjellësi TAP i ka dhuruar Shqipërisë një flotë prej 16 zjarrfikësesh të reja, të cilat do të shkojnë për bashkitë ku kalon gazsjellësi. Në inaugurimin e flotës, ministri i Mbrojtjes vlerësoi ndihmën e TAP ndërsa tha se vlera e tyre shkon në 2.1 mln euro.
Sipas Peleshit, njëjtë si një vit më parë, prittë që vera të jetë e nxehtë dhe premisat për të pasur shumë vatra aktive zjarri janë të mëdha. Ai theksoi se kjo ndihmë me 16 zjarrfikëse është e rëndësishme sepse ndihmon në fuqizimin e kapaciteteve të bashkive.
Ministri u shpreh se duke fuqizuar kapacitete e bashkive, arrihet në lokalizmin dhe ndërhyrjen më të shpejtë të vatrave të zjarrit, duke mos lejuar që ata të marrin përmasa të mëdha. Zjarrfikëset do të shkojnë për 10 bashkitë, Korçë, Devoll, Maliq, Skrapar, Poliçan, Berat, Dimal, Roskovec, Lushnje dhe Fier.
“Padyshim që një korporatë kaq e madhe serioze, strategjike si TAP ka nivelin e përgjegjshmërisë sociale të lartë, pra të mbështetjes komunitare që jep me 16 mjete zjarrfikës për bashkitë, pra që bien në gjurmët ku kalon gazsjellësi TAP. Rritja e kapaciteteve për mbrojtjen nga zjarri, për bashkitë dhe komunitetet përgjatë gjurmë së TAP do të thotë një siguri më e madhe, rritje e bashkive tonë për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, gjatë gjithë vitit kemi episode zjarresh. Edhe ky vit do jetë po aq i nxehtë, premisa për të patur zjarre është aty, leksionet që kemi, marrë nga eksperienca, na thonë që përmes një organizmi më të mirë të reduktojmë në një përqindje të konsiderueshme pasojat e zjarrit. E kam fjalën për komunitete me aktive, bashki më të përgjegjshme, sinjalizimit të hershëm, reagimit të shpejtë për të mos arritur në zjarre të mëdha që kërkojnë forca të shtuara. Sa më shumë të rrisim kapacitet në bashkim aq më pak do jetë e nevojshme ndërhyrja jonë nga ajri toka, po me personale të FA”, tha Peleshi.
Peleshi tha se të gjithë zjarrfikësit e bashkive që do të marrin makinat e reja të zjarrfikësve janë trajnuar nga TAP, teksa i dha certifikatën zjarrfikësit më të mirë, Olsi Zizos.
“Bashki Fier, Lushnjë, Roskovec, Maliq, Dimal, Korçe, Devoll janë shumë të rëndësohem për ne dhe kanë ardhur në kohën e duhur. Janë trajnuar të gjithë forcat zjarrfikëse të këtyre bashkive. Ka një fitues që certifikatën më takon mua ta jap. Olsi Zizo shefi i zjarrfikëse të bashkisë Maliq, ka dalë më i miri në trajnimin e zhvilluar nga TAP.
Vendi ynë është përfshirë nga vatra zjarri që në nisje të sezonit për shkak të temperaturave të larta, por një zjarr i përmasave më të mëdha përfshiu ishullin e Sazanit në fillim të muajit qershor. Vatra e zjarrit në ishullin e Sazanit u shua pas katër ditësh me ndërhyrjen e një avion tip Canadair CL 415 nga Greqia.