Kronikë

‘Tapë’ në timon/ 55-vjeçari tenton të korruptojë punonjësit e policisë në Durrës, vihet në pranga (VIDEO)

13 Shtator, 11:26| Përditesimi: 13 Shtator, 11:33

  • Share

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi është kapur nga efektivët e Policisë Rrugore në gjendje të dehur. Ndërsa në momentin që i është kërkuar që të kryejë testin e alkoolit, 55-vjeçari ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë, duke iu ofruar para.

Ai do të akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne mënyrë të parregullt”.

“Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore që e konstatoi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 55-vjeçari.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.

Në vijim të veprimeve procedurale, drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Gj., 55 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne mënyrë të parregullt””, thuhet në njoftimin e policisë.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?