Xheison Bafti

VIP & Spektakël

'Taramelja' bëhet me shtëpi, e pamundur që t'i mbajmë lotët kur Xheison hap derën (VIDEO)

28 Maj 2019, 08:44| Përditesimi: 28 Maj 2019, 14:34

  • Share

Ëndrra e 'Tarameles', Xheison është bërë realitet. Ai është bërë me një shtëpi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit. Kjo nismë u prezantua nga moderatoja Alketa Vejsiu, e ndërsa iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Fjalët e zemrës dhe reagimi i tij, kur hapi dyert e shtëpisë, prej një fëmije të pafajshme na e bëri të pamundur që t'i mbajmë lotët.

“Shumë faleminderit ju kam shumë xhan, ju kam shumë zemër…” ishin fjalët e Xheison për të gjithë ata që i plotësuan ëndërr.

E pasi u fut në shtëpi, Xheison vuri në dyshim nëse ishte në ëndërr… “Ndoshta jam në ëndërr”, tha ai mes lotëve.

Edhe në skenën e madhe të “Piter Pan”, në Televizionin Klan, Xheison ishte i përlotur nga gëzimi.

( Kliko këtu ) për VIDEO

Xheison Bafti dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

Xheison Bafti: Me lot gëzimi jam duke qarë, me lot emocionesh.

Alketa Vejsiu: Ky njeri ka një dritë speciale se nuk ka mundësi, po ku i gjen këto fjalë, o Zot i madh.

Xheison Bafti: Nuk e di, mi sjell Zoti me magji…

Xheison Bafti: Një minutë, pushoni pak publiku ju lutem. Përshëndës Lali Erin, të gjithë ata që na kanë ndihmuar për blerjen e shtëpisë, edhe mësuesen time, shkollën time dhe Myshqetanë.

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Noli: 28/05/2019 15:45

    Rrofte Lale Eri! Rrofte Partia me ne krye shokun Edvin!

    Përgjigju
  • Toni: 28/05/2019 14:14

    abuzim me minorene por ne nje forme me te sofistikuar

    Përgjigju
    • Dulla: 29/05/2019 11:50

      Fiks e ke then.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?