Receta

Tarator me kastravec dhe kos nga zonja Albana

16 Qershor, 11:57| Përditesimi: 16 Qershor, 11:58

  • Share

Tarator me kastravec dhe kos

Përbërësit:

  • 500 ml kos natyral
  • 1 kastravec i madh
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3-4 gjethe menteje ose pak kopër
  • 100 ml ujë i ftohtë
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Qërojmë dhe grijmë kastravecin në rende të imët. E shtrydhim pak për të larguar ujin e tepërt. Në një enë të thellë rrahim kosin me vaj ulliri, kripë dhe hudhër të shtypur. Shtojmë kastravecin e grirë dhe e përziejmë mirë. Shtojmë pak ujë të ftohtë për ta holluar sipas dëshirës. E lëmë në frigorifer për 15-30 minuta para servirjes. E shërbejmë të ftohtë me gjethe menteje ose kopër sipër.

Këshillë nga Albana: Për shije më të pasur, përdor kos shtëpie. Shkon shkëlqyeshëm me pite, byrek apo ushqime të skuqura.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?