Igli Tare dhe Granit Xhaka

Sport

Tare bind Granit Xhakën, Milani drejt ofertës zyrtare për Leverkusenin

16 Qershor, 10:40| Përditesimi: 16 Qershor, 10:42

  • Share

Milani është duke shtuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Granit Xhaka. Sipas medieve ndërkombëtare, interesimi i kuqezinjve, i udhëhequr nga drejtori Igli Tare, ka hyrë në një fazë vendimtare.

Mediet në Itali bëjnë me dije se Tare ka bindur tashmë lojtarin për projektin e Milanit dhe se këtë javë pritet të dorëzohet një ofertë zyrtare në drejtim të nënkampionëve të Gjermanisë.

Takimi final mes palëve për të përcaktuar të ardhmen e 32-vjeçarit do të zhvillohet në ditët në vijim, ndërsa Milani synon të mbyllë me sukses një marrëveshje që do t’i jepte mesfushës së Max Allegrit muskuj.

12 milionë euro vlerësohet në treg Xhaka, por Milan kërkon të fusë në lojë edhe mbrojtësin Malick Thiaw, kjo për të ulur shumën që duhet të paguhet në arkat e "Aspirinave".

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Forcca: 16/06/2025 14:03

    Milan duhet të marr sulmues ose Manaj ose Ibrahimovicin shqiptar

    Përgjigju
  • goni: 16/06/2025 12:45

    E KE GABIM O TARE,,KY LOJTAR XHAKA NUK VLEN QE TE LUAJE AS ME KAVAJEN....do te te kushtoje karrieren..

    Përgjigju
    • Ad.i: 16/06/2025 18:59

      Pas M. Salah, L. Jamal, Pedri, Olisee Kimich G. Xhaka radhitet i 6 ti si lojtari me më shumë influencë në lojë e ekipit ku luan! I gjashti në Europë sipas Experte të kësaj loje...

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?