Ardon Jashari dhe Club Brugge kanë prishur çdo marrëdhënie. Dëshira e mesfushorit për të qenë pjesë e Milanit ka bërë që vetë 23-vjeçari të dalë hapur dhe mos pranojë të stërvitet me ekipin. Kjo gjë ka sjellë mosprezencën e tij në foton e sezonit të ri dhe mospërfshirjen në skuadrën që do përballet sot kundër Royale Union Saint-Gilloise për Superkupën e Belgjikës (18:30).
32 milionë euro dhe 6 të tjera bonuse nuk kanë bindur Club Brugge që të lënë të lirë shqiptarin që luan për Zvicrën dhe Milani nuk ka ndërmend të rrisë ofertën. Klubi belg kërkon 40 milionë euro dhe me tensionin që rritet dita-ditës, klubet e tjera të interesuara për Jasharin kanë bërë pas, duke mësuar për dëshirën e tij që të kalojë në Milano.
Për këtë, drejtori i Milanit, Igli Tare është takuar sërish me agjentin e Jasharit për të përgatitur "sulmin" e ri. Duke marrë parasysh dëshirën e futbollistit dhe ofertën e majme nga Milani, duket se Club Brugge nuk do e durojë presionin dhe shqiptari do i bashkohet Modric, Ricci e Fofana për të 'blinduar' mesfushën kuqezi.
Komente
