Në Singapor, Kinë e deri në Australi. Këto janë tregjet e reja që synon të arrijnë eksportuesit e bimëve mjekësore pas tarifës doganore 10% që vendosi SHBA për produktet Shqiptare.
Si një nga sektorët që preket direkt dhe më së shumti nga kjo masë, Industria e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike kërkon ndihmë nga qeveria, pasi siç thotë kreu Filip Gjoka punëson me mijëra banorë të zonave rurale, që bimët i kanë burim kryesor të ardhurash.
“Përballë kësaj takse të vendosur nga SHBA është koha që qeveria të kthej sytë nga kjo industri pasi i siguron shumë vende punë, dhe bimët mjekësore zë vendin e dytë për vlerën e eksporteve nga Shqipëria drejt SHBA. Kjo tarifë është një goditje e dytë për sektorin tonë. Kërkojmë nga qeveria që 10% TVSH-së të shkojë tek fermeri për ndihmë, duke u bazuar në fatura. Lekët të hidhen në llogari bankare”, u shpreh në konferencë Filip Gjoka kryetar i shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike.
Filip Gjoka thotë se kontratat aktuale që ka ky sektor nuk do të preken nga tarifa doganore, por çdo porosi pas 5 prillit është bërë me kushte të reja. Ai gjithashtu evidenton faktin se spekulimet në treg kanë nisur, dhe po ulet çmimi i bimëve nga grumbulluesit kur shkojnë ta blejnë tek fermeri.
“Është edhe presioni i kompanive evropiane që ushtrojnë trysni për të ulur çmimet, apo edhe për të abuzuar”, pohon Filip Gjoka.
Indirekt goditet edhe sektori i manifakturës nga lufta tarifore e Donald Trump, thotë sipërmarrësi i biznesit fason Florjan Zekja.
“Manifaktura shqiptare eksporton gati 1 miliardë euro ku 90% shkon në BE. Në mënyrë indirekte do të impaktohet nga tarifa 20% që Trump ka vendosur për vendet e BE. Në momentin që këto ndërmarrje të mëdha evropiane do të kenë shkurtime, normal impaktohemi edhe ne sepse do të ketë ulje të prodhimit në Shqipëri”, pohon Zekja.
Kjo situatë paniku thotë Zekja mund të shfrytëzohet për të orientuar biznesit drejt dyerve të reja për të mbijetuar.
“Ndoshta mund të ketë një hapësirë tjetër për të parë tregje të reja apo për tu orientuar në prodhimin vendas”, pohon Zekja.
Në total gjatë vitit 2024 Shqipëria eksportoi drejt SHBA, përmes partnerëve evropianë 70 milionë euro mallra, nga të cilat 30 mln euro ishin gizë e çelik ndjekur nga 16.5 milionë euro ishin bimë mjekësore.
Komente

Rrisni 15% cmimin per export per US sepse keshtu fuqizohet tregu , Amerika ka nevoje per rritje parase ne qarkullim ky eshte fat I madh 10% per Shqipërine ! Italia ka mbaruar me 36-50% tarifa , thirrini mendjes Trump po i jep krah shqiperise , nese dicka shitej 100$ duhet te shitet 110-115$ pra 10% -15% rritje cmimi kjo i pasuron shume keto investitore !
PërgjigjuPo ikni o mashtruese tregtare te bimeve medicinale Filipi me shoke. Jeni ba KARTEL dhe talleni me fermeret e shkrete duke vendosur çmim te njejre qesharak dhe nen kosto. Sherbela para 2 vitesh u shit me 1500-1650 leket te vjetra per kg. KENI 2 vite qe ka Rene dollari 100 leket te vjetra dhe KENI ule çmimin ne 700 leket te vjetra kg. Ky çmim eshte nen kosto dhe ju talleni me lote krokodili per fermeret gjoja. Edhe kur ishte tvsh e merrnit ju tregtaret dhe fermeret merrnin nacrrokun. Por kur sjka shtet regulator talleni sa te mundeni.
PërgjigjuAh jo jo mos u ankoni, dashuri pa vuajtje s'ka, gezojeni tarifen bashke me dashnine e madhe te te gjithe shqiptareve per Trumputin. Prisni se s'kemi pare asgje, me shume kaos e vuajtje per te gjithe kudo qe jane do te vije, me shume dashuri, nga Trump!
PërgjigjuPerseri do i blejne Amerikanet, por tani dicka me shtrenjte, Nuk kane ku i marrin , pasi po te ishte qe do te kishin mundesi t`i prodhonin ne Amerike, do e kishin bere me kohe. Nese duan qe te marrin sherbele cilesore, vere te mire apo djath special, perseri Amerikanet ne Europe o i marrin,Cdo gje qe nuk arrin ta besh ne vend do e marresh diku tjeter, lire apo shtrenjt.
Përgjigju