Ish-ambasadori Sokol Gjoka në 'Sot Live në Shqipëri'

Bota

Tarifat doganore 25% të SHBA ndaj BE-së, ish-ambasadori Sokol Gjoka: Nga administrata Trump 2 do priten çudira! Po cenohen marrëdhëniet me Europën

27 Shkurt, 14:38| Përditesimi: 27 Shkurt, 14:43

  • Share

TIRANË - Ish-ambasadori Sokol Gjoka komentoi në Report Tv politikën tarifore të Presidentit Trump, duke theksuar se vendosja e tarifave 25% për një grup mallrash do të ketë pasoja të rënda për konsumatorët, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

'Trump po mban premtimin e fushatës elektorale për politika tarifore me disa vende. Një nga këto është dhe BE. Vendosja 25% për një grup mallrash do të jenë barrë e rëndë për konsumatorët e këtyre mallrave në të dy anët. Jo vetëm për konsumatorët evropiane, pasi BE do i përgjigjet këtyre politikave. Nuk është mirë që midis partnerëve të krijohen këto relata. Sepse cenojnë këto marrëdhënie dhe nga këto cenime përfitojnë ata që janë kundër politikave. Duheshin diskutuar çështje të tilla.'

Ai shpjegoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se përveç ndikimit të drejtpërdrejtë mbi konsumatorët, kjo politikë mund të dëmtojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe BE-së, duke krijuar tensione që mund të shfrytëzohen nga ata që janë kundër këtyre politikave.

'Barra i bie drejtuesve të këtyre komuniteteve BE dhe SHBA. Mesa duket SHBA dhe administrata Trump e ka hedhur topin e saj në fushën e BE dhe besoj se BE do reagojë me politika të ngjashme.'

Gjoka theksoi se barra e këtyre pasojave bie mbi liderët e këtyre dy komuniteteve dhe se SHBA ka hedhur "topin" në fushën e BE-së, që pritet të reagojë me politika të ngjashme. Ai gjithashtu përmendi se Trump vepron sipas një filozofie biznesi ku çdo gjë shihet si mall dhe në favor të fitimit, duke i dhënë përparësi atij që është më i fortë.

'Çudi do priten nga administrata Trump 2. Janë deklaruar edhe gjatë fushatës elektorale. Lëshohen deklarata përtej realiteteve, por kur vihen në bisedimet zyrtare demonstrojnë shqetësime. E kam thënë se Trump vepron sipas një filozofie biznesi që çdo gjë është mall dhe në fitimin tim. Çdo gjë do të jetë në anën e më të fortit.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?