"Sherifi i ri është në qytet". Kështu shkruan me ironi Erion Braçe, ndërsa ka postuar dy foto nga seanca e sotme në Kuvend, me deputetin Vullnet Sinaj.
Në njërën prej fotove, Braçe shfaqet "dorë për dore" me Sinajn, ndërsa me ironi shkruan se mendoi se Sinaj iku pa e takuar qoftë edhe njëherë, por në fakt rezultoi një prej kandidatëve më të votuar në listën e hapur të Vlorës.
"Sherifi i ri është në qytet Thashe se iku pa e takuar qofte edhe nje here;
Po ja ku eshte, nen kontrate ende!
Eshte Vullneti, mos u ngaterroni;
Kampion serish ne Vlore dhe nen kontrate me popullin atje edhe nje here", shkruan Braçe.
Komente
