Foto ilustruese

Bota

Tarifat doganore të Trump, gjigantët kinezë të shitjes online paralajmërojnë rritje çmimesh për klientët amerikanë

17 Prill, 08:18| Përditesimi: 17 Prill, 08:24

  • Share

Gjigantët kinezë të shitjes online, Shein dhe Temu, kanë paralajmëruar se do të rrisin çmimet e produkteve në SHBA duke filluar nga 25 prilli, si pasojë e tarifave të reja tregtare të vendosura nga presidenti Donald Trump.

Kompanitë deklaruan se po përballen me rritje të shpenzimeve operative për shkak të ndryshimeve në rregullat dhe taksat doganore globale.

Trump ka vendosur tarifa të reja që arrijnë deri në 145% për mallrat kineze, ndërsa për disa produkte, kur kombinohen me tarifat ekzistuese, përqindja arrin në 245%. Gjithashtu, ai hoqi përjashtimin doganor për mallrat nën 800 dollarë, i cili ndihmonte Shein dhe Temu të hynin fuqishëm në tregun amerikan.

Si pasojë, të dyja kompanitë kanë parë një rënie të ndjeshme në renditjen e aplikacioneve të tyre, si dhe një ulje të buxhetit për reklama në SHBA. Temu tani renditet në vendin e 75-të në Apple Store, ndërsa Shein në të 58-in, shumë më poshtë se pozicionet që mbanin më parë.

Pavarësisht kësaj, disa platforma të tjera kineze si DHgate dhe Taobao vazhdojnë të qëndrojnë në renditjet më të larta të shkarkimeve në SHBA.

Në një mesazh për klientët, Shein dhe Temu i inkurajuan blerjet përpara rritjes së çmimeve, duke premtuar se do të bëjnë gjithçka që munden për të mbajtur kostot sa më të ulëta.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?