Kina akuzoi Uashingtonin për abuzim me tarifat doganore ndërsa paralajmëroi vendet kundër arritjes së një marrëveshjeje më të gjerë ekonomike me SHBA në kurriz të saj, raporton Reuters. Ministria e Tregtisë e vendit tha se Pekini do të kundërshtojë me vendosshmëri çdo palë që arrin një marrëveshje në kurriz të Kinës dhe se do të marrë kundërmasa në një mënyrë te vendosur dhe reciproke.
“Shtetet e Bashkuara kanë abuzuar me tarifat për të gjithë partnerët tregtarë nën flamurin e të ashtuquajturës ‘ekuivalencë’, duke i detyruar gjithashtu të gjitha palët të fillojnë negociatat e ashtuquajtura ‘tarifa reciproke’ me ta”, tha zëdhënësi i ministrisë.
Ky reagim vjen pas një raportimi të Bloomberg, ku thuhej se administrata Trump po përgatitej të ushtronte presion ndaj vendeve që kërkojnë ulje të tarifave ose përjashtime për të frenuar tregtinë me Kinën, duke përfshirë vendosjen e sanksioneve monetare.
Presidenti Donald Trump ndaloi tarifat gjithëpërfshirëse që ai njoftoi për dhjetëra vende më 2 prill, përveç atyre të Kinës, duke veçuar ekonominë e dytë më të madhe në botë. Pekini këtë javë ka njoftuar se do të thërrasë një takim zyrtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve kundër Uashingtonin për çështjen e tarifave.
Komente
