Foto ilustruese

Ekonomi

Tarifat doganore të Trump 'prekin' sektorin e bimëve medicinale në Shqipëri, kreu i IMBA: Të hartohet një plan emergjent masash! Propozon paketë mbështetëse për fermerët

7 Prill, 11:56| Përditesimi: 7 Prill, 12:06

  • Share

Ndonëse është ende i paqartë ndikimi që do të kenë tarifat doganore të Donald Trump në Shqipëri, ekspertët paralajmërojnë se një ndër sektorët që do të 'goditet' është ai i bimëve medicinale dhe aromatike. Nisur nga kjo situatë, kryetari i IMBA ( Industria e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike) Filip Gjoka, në një deklaratë, kërkoi ngritjen e një grupi pune nga ministria e Bujqësisë dhe e Financave për të hartuar një plan masash që synojnë të reduktojnë efektet negative në sektor. 

"Ndërkohë në çdo rast theksojmë dëshirën tonë për të ruajtur marrëdhëniet ekonomike pozitive me SHBA-në , madje për t'i përforcuar më tej dhe presim bashkëpunim konstruktiv nga të gjitha palët për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.", tha Gjoka. 

Sipas IMBA, vendosja e tarifës prej 10% për eksportet shqiptare përkthehet në rritje të kostos së eksportit, në rritje të çmimit të produkteve shqiptare në tregun amerikan duke i bërë ato më pak konkurruese, gjë që mund të ulë kërkesën për produkte shqiptare dhe reduktojë vëllimin e eksporteve, duke goditur direkt mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale. 

Gjoka propozon një paketë mbështetëse për fermerët, duke përfshirë rimbursim të menjëhershëm të 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor, kompensim të zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar, zbritje tatimore për kompanitë eksportuese, heqje të tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë, si edhe pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit. 

Paketë mbështetëse për fermerët:

- Ribursim i menjëhershëm i 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor.
- Kompensim i zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia.
- Zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta.
- Heqje e tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë.
- Qeveria të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit.

Deklarata e plotë: 
 

Kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet e fundit përsa i përket paketës së re të politikave ekonomike të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nuk përjashtohet edhe Shqipëria. Padyshim që ky nuk është një lajm i mirë për ne në kohën kur kjo industri zë mbi 14% të të gjithe ekporteve qe kryhen ne BE dhe Amerike. Nga zero që është aktualisht, cdo ngarkesë drejt ShBA do të ketë një tarifë doganore prej 10%, që rrjedhimisht krijon një tjetër vështirësi për industrinë tonë.
 

Nisur nga kjo situatë IBMA i bën thirrje qeverisë Shqiptare që të ngreje një grup pune me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave për të hartuar një plan emergjent masash për stabilizimin e sektorit për të zbutur efektin negative. Ndërkohë në çdo rast theksojmë dëshirën tonë për të ruajtur marrëdhëniet ekonomike pozitive me SHBA-në , madje për t'i përforcuar më tej dhe presim bashkëpunim konstruktiv nga të gjitha palët për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.
 

Konkretisht vendosja e tarifës 10 % për Eksportet Shqiptare përkthehet në rritje të kostos së eksportit. Rritje të çmimit të produkteve Shqiptare në tregun Amerikan duke i bërë ato më pak konkurruese. Kjo mund të çojë në ulje të kërkesës për produktet Shqiptare dhe reduktim I vëllimit të eksporteve duke  goditur direkt mijëra fermerë dhe biznese të vogla në zonat rurale duke ulur fitimet e tyre. Gjithashtu Kompanitë që kanë investuar në teknologji dhe standarde cilësie për tregun Amerikan tani përballen me pasiguri financiare, duke ngadalësuar zhvillimin e sektorit.Teksa kërkojmë ndihmë tek qeveria Shqiptare dhe bëjmë thirrje për ngritjen e një grupi pune, ju parashtrojmë në emër të shoqatës sonë edhe propozimet për të kapërcyer situatën e vështirë ku ndodhemi:
 

Paketë mbështetëse për fermerët:
 

- Ribursim i menjëhershëm i 10% TVSH për të gjithë fermerët në sektor.
- Kompensim i zhvlerësimit të euro/dollarit përmes një kursi të stabilizuar fiks, siç bëjnë Serbia dhe Maqedonia.
- Zbritje tatimore për kompanitë eksportuese që përdorin standarde cilësore të larta.
- Heqje e tatimit mbi pagat deri në 80,000 lekë për punonjësit sezonalë.
- Qeveria të paguajë kontributet e sigurimeve shoqërore për 5 muaj gjatë sezonit të grumbullimit.

 

PROBLEMIKAT E AKUMULUARA TË SEKTORIT:
 

- Mungesa e fuqisë punëtore dhe largimi i banorëve nga zonat rurale drejt zonave urbane si dhe emigracioni
- Kostot e larta në prodhim, ruajtje në magazina, transport si dhe rendimenti i ulët
- Pamjaftueshmëria e subvencioneve për të gjithë fermerët
- Mungesa e investimeve në kompanitë që duan të rrisin cilësinë dhe standardet si dhe ndërprerja e Fondevet të BE-së
- Tarifa 10% e vendosur nga Presidenti Trump krijoi një tjetër vështirësi për këtë industri.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?