Politikë

Tarifat doganore të Trump/ Rama: Asnjë shqetësim, qasja jonë komode për volumin e tregtisë që kemi me SHBA

8 Prill, 10:56| Përditesimi: 8 Prill, 12:59

  • Share

Kryeministri Edi Rama komenton për herë të parë tarifën doganore prej 10% që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën ndaj vendit tonë. Në një konferencë për mediat, me kryediplomaten e BE, Kaja Kallas, shefi i qeverisë tha se nuk ka asnjë lloj shqetësimi.

Përballë tarifës doganore 10%, Rama thotë se vendoi ynë është komod referuar volumit të tregtisë që kemi me SHBA.

“S’kam asnjë koment për këtë. Asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për vetë volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga salla ovale, ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim.


Lajmi kryesor:

Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?