Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për tarifat doganore, të cilat do të jenë 15%.
Trump zhvilloi sot takim me Von der Leyen në Turnberry të Skocisë për të arritur një marrëveshje tregtare. Trump shtoi se tarifat doganore mbi çelikun dhe aluminin "do të mbeten aty ku janë". Tarifa e fundit doganore e vendosur dhe më pas e pezulluar nga presidenti i SHBA-së ishte 50%.
Sipas presidentit të SHBA-së, marrëveshja përfshin edhe blerjen e armëve amerikane nga evropianët. Në kuadër të marrëveshjes, Bashkimi Evropian do të blejë nga SHBA-ja armatim dhe energji me vlerë 150 miliardë dollarë, si dhe do të kryejë investime në vlerë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara.
"Tarifat doganore do të jenë 15%. Shtetet evropiane do të blejnë 150 miliardë dollarë energji nga Shtetet e Bashkuara dhe do të investojnë 600 miliardë dollarë te partneri i tyre amerikan', shpjeguan ndërmjetësit.
Sipas Ursula von der Leyen marrëveshja do të sjell edhe stabilitet.
“Marrëveshja do të sjellë stabilitet”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, pas njoftimit të marrëveshjes së tarifave me Shtetet e Bashkuara.
Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, tha se tarifat për çipat dhe gjysmëpërçuesit do të vendosen "brenda dy javësh" si rezultat i hetimit federal në këtë sektor./La Repubblica.
Komente
