Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me shtrenjtimin e patentave. Berisha ka akuzuar drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhen. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se dyfishimi i patentës vjen vetëm nga vjedhja që bën Gonxhe.
“Gonxhe, një hajdut i papërmbajtur, dyfishon çmimin e patentave! Qytetarët tani shkojnë në Kosovë për patentë, aty nuk vidhet!”- thotë Berisha.
Kujtojmë se rritja e çmimeve të patentës vjen si marrëveshje që është firmosur nga grupet e interesit të rreth 300 autoshkollave në të gjithë vendin. Nga 45 mijë lekë që ka qenë deri tani pajisja me një patentë të kategorisë B, me masivja për përdorim në popullatë, pritet të shkojë në 85 mijë lekë. Vetëm për mësimin teorik do të paguhen 30 mijë lekë për 36 seanca mësimore, të cilat do të bëhen për 15 ditë.