Donald Trump

Bota

Tarifat e SHBA/ BE, Japonia e Kina afrohen me njëra tjetrën, do mbajnë samite në maj e korrik

11 Prill, 17:08| Përditesimi: 11 Prill, 17:15

  • Share

Evropa dhe Kina duket se do të shkojnë drejt një bashkëpunimi më të ngushtë dhe shkaktar për këtë duket se është lufta tregtare e nisur nga Donald Trump.

Prej ditësh tashmë ka nisur bisedimet për zhvillimin e dy samiteve mes BE Japonisë dhe Kinës të cilat do të bëhen të ndara nga njëra tjetra. La reppublica citon një zëdhënës të këshillit evropian I cili konfirmoi zërat e ditëve të fundit.

Samiti I parë do të jetë ai midis BE dhe Japonisë nga 15-19 Maj ndërsa për samitin midis Kinës dhe BE kontaktet janë të vazhdueshme dhe besohet së ai do të zhvillohet në Kinë. Interesi për një bashkëpunim më të fortë mes Kinës dhe Evropës u duk edhe gjatë vizitës së kryeministrit spanjol Pedro Sanchez në Kinë, ku takoi liderin kinez Xi Jinping.

Ky I fundit kërkoi një përgjigje të përbashkët të evropës dhe kinës ndaj tarifave bullizuese të shba. Shqetësimi ndaj tarifave doganore amerikane mbetet aty edhe pse amerika i pezulloi ato për 90 ditë për evropën. Presidenti francez Macron e cilëson pauzën 90 ditore si të brishtë dhe bën thirrje që Unioni evropian të jetë në një zë në hapësirën që mund të shfytëzohet për negociata.

Ato sipas tij duhet të jenë të drejta dhe të sjellin një marrëveshje të balancuar. Thirrja për unitet e Macron ndoshta shkon edhe si një mesazh për Italinë. Giorgia Meloni pritet të takojë Donald Trump të entjen e ardhshme në shtëpinë e bardhë, vizitë që në mesjavë u cilësua si një lëvizje përçarëse ndaj evropës nga pallati Elize.

Por ndërkohë, zëvendëskryeminsitri dhe ministry I jashtëm Italian Antonio Tajani pas këtyre mesazheve të Francës tha se Meloni shkon në Uashington për të gjithë evropën dhe se BE ka shpresa të mëdha tek ky udhëtim.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?