Ambientalisti Resmi Petritaj dhe gazetari i Report Tv, Agim Pipa

Top 24
Drejt Punës

Tarraca e gjelbër e Resmiut në Tiranë, ambientalist me vepra dhe jo fjalë (VIDEO)

19 Nëntor 2018, 18:18| Përditesimi: 19 Nëntor 2018, 18:23

  • Share

Farmacisti Resmi Petritaj nuk ka menduar të bëjë kat shtesë në pallatin ku jeton prej 15 vitesh në rrugën "Mihal Grameno" në kryeqytet. Ai, bashkë me familjen e tij, e ka mbushur plot 100 metra katrorë me ullinj, portokallë, mandarina, limonë, sherebelë, fruta, perime, lule e bimë mjeksore, duke e shndërruar tarracën në një pyll të gjelbër.

Qytetaria, dashuria për natyrën dhe mjedisin nuk ka shumë nevojë të shprehet me fjalë, nëse, siç thotë Resmiu për Report Tv, "çdo qytetar në ballkonin e tij do të mbillte 4-5 bimë, edhe jeta në qytete, ajri, bukuria do të ndryshonte dhe do të përmirësohej".

Veprimet e mira dhe qytetaria pozitive mund të bëjnë dallimin mes atyre që e duan vërtetë qytetin ku jetojnë dhe mes atyre që vetëm e shfrytëzojnë atë, pa dhënë në këmbim asgjë.

Ndjekim në linkun e mëposhtëm intervistën dhënë për gazetarin Agim Pipa:

http://shqiptarja.com/video/resmi-petritaj-kopshti-ne-taracen-e-pallatit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?