Tartë me gliko rrushi
Përbërësit:
- 250 gr miell
- 100 gr gjalpë
- 50 gr sheqer
- 1 fk sodë
- Gliko rrushi
Përgatitja:
Zëmë brumin e tartës dhe e shtrojmë në tavë duke punuar mirë anësoret. E vendosim në furrë për pak minuta. Më pas shtojmë glikonë ose reçel sipas dëshirës dhe sipër vendosim disa shirita brumi. E vendosim tartën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Para se t’a servirim e pudrosim me pak sheqer pluhur.
Komento