Tartë me mish pule dhe qepë të karamelizuara me kërpudha
Përbërësit:
Për bazën:
- 300 gr mish pule
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle galetë
- 50 gr djathë kaçkavall i grirë
- Kripë dhe piper sipas shijes
Për mbushjen:
- 2 qepë të mëdha
- 1 lugë gjelle sheqer
- 250 gr kërpudha
- 1 lugë gjelle gjalpë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 150 gr djathë i butë
- 1 lgj krem pana ose kos i trashë
- Kripë, piper, rigon sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht përgatitim bazën e tartës, bluajmë mishin e pulës ose e presim shumë imët. E përziejmë me vezën, galetën, djathin e grirë, kripën dhe piperin. Masën e shtrijmë në një tavë të lyer me pak vaj, duke e formuar si bazë për tartën. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta, derisa të forcohet dhe të marrë pak ngjyrë. Ndërkohë përgatisim mbushjen, në një tigan nxehim gjalpin dhe një lugë vaj ulliri. Shtojmë qepët dhe i gatuajmë në zjarr të ulët derisa të fillojnë të zbuten. Hedhim sheqerin dhe vazhdojmë karamelizimin për 10-15 minuta, duke i përzier herë pas here. Në një tigan tjetër, skuqim kërpudhat me pak vaj ulliri, kripë dhe piper derisa të avullojë lëngu i tyre. Bashkojmë qepët e karamelizuara me kërpudhat dhe e lëmë mënjanë. Pasi baza e pulës është pjekur vendosim sipër saj një shtresë të hollë krem pana ose kos. Shtojmë përzierjen e qepëve dhe kërpudhave. E mbulojmë me djathin për picë dhe e spërkatim me rigon. E vendosim në furrë në 200°C për 10-15 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë.
Komente
