Tartë me mollë të karamelizuara dhe gjalp ( Tarte Tatin)
Përbërësit:
Brumi:
15 luge gjelle miell (250 gr)
2 lugë gjelle me sheqer
1/4 lugë gjelle me kripë
10 lugë gjelle me gjalp pa kripë (i prerë në kubikë të vegjël) 130 gr
5 lugë gjelle me ujë të ftohtë (nga frigoriferi)
Mbushja per tartën
6 mollë të ëmbla (rreth 900 gr)
5 lugë gjelle sheqer kaf (100 gr)
10 lugë gjelle gjalp pa kripë (8 lugë i prerë në kubikë, 2 lugë i shkrirë 130 gr)
Përgatitja:
Fillimisht krijojmë brumin dhe më pas e lëmë të vij. Më pas brumin e hapim me një pec dhe e presim në madhësinë e tiganit me të cilin do ta gatuajmë. Në tigan hedhim gjalpin dhe sheqerin si dhe mollët, të cilat I gatuajmë deri sat ë karamelizohen. Pas pjekjes së petës dhe mollëve të karamelizuara i vendosim sëbashku. Më pas është gati për ta servirur.