Tartë me petë sfoliatë dhe gliko portokalli
Përbërësit:
- 1 petë sfoliatë
- 200 gr gliko portokalli ose reçel portokalli
- 100 gr krem djathi
- 1 e verdhë veze
- Pak sheqer pluhur për zbukurim
Përgatitja:
Fillimisht nxehim furrën në 190°C. Përgatisim bazën e tartës. Shtrijmë petën sfoliatë në tavë (mbi letër pjekjeje), me një thikë bëjmë një kornizë të lehtë rreth 1.5 cm nga skajet, që t’i lejojë anët të fryhen bukur gjatë pjekjes. Lyejmë me krem djathi qendrën e petës, sipër vendosim glikonë e portokallit duke e përhapur me kujdes. Mund të shtojmë edhe pak nga lëngu i glikos për shije më të thellë. Lyejmë anët e petës me të verdhë veze dhe e vendosim tartën në pjekje për rreth 20–25 minuta. Pasi të jetë gati e lëmë të ftohet dhe më pas e servirim spërkatur me sheqer pluhur.
Komente
