Tashmë mund të ndryshoni përmbajtjen e mesazheve tuaja në WhatsApp, ja si funksionon

23 Maj 2023, 08:40| Përditesimi: 23 Maj 2023, 09:10

  • Share

WhatsApp po punon për të shtuar përditësime të reja në aplikacion dhe sëfundmi ka ardhur me një risi. Tashmë ju mund të ndryshoni përmbajtjen e mesazheve që iu dërgoni miqve tuaj në WhatsApp.

Ndryshimet mund të bëhen brenda 15 minutave nga dërgimi i mesazhit. Mjaftoni të mbani shtypur gjatë mesazhin tuaj dhe më pas të klikoni opsionin ‘Edit’. Më pas ju mund të editoni përmbajtën e mesazhit tuaj, ose gabimet drejtshkrimore.

Mirëpo, marrësi i mesazhit do të jetë në dijeni që përmbajtja e mesazhit është redaktuar, por nuk do të shfaqet përmbajtja që ju kishit dërguar më parë.

Meta njoftoi se ky ndryshim do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në javët e ardhshme.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?