Politikë
Top 24

Task Forca ‘shkrin’ Inspektoriatin e Mjedisit në Tiranë, Gjonaj: Shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion

1 Nëntor 2018, 13:04| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 14:46

  • Share

Furtunë në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë, shkarkohen nga puna 15 zyrtarë, mes tyre kryeinspektori, 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë, për akte korruptive apo abuzime me detyrën.

Rezultatet e Task Forcës Antikorrupsion i njoftoi si çdo javë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që është njëherësh Koordinatorja Kombëtare e Antikorrupsionit.

Gjonaj theksoi se pas denoncimeve apo informacioneve që qytetarët kanë dhënë në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, janë kryer kontrolle dhe inspektime edhe Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë si dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor – Dega Rajonale Tiranë, ndërsa në total janë rekomanduar 36 masa disiplinore.

“Ndërkohë Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Task Forcën Antikorrupsion ka dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, një raport lidhur me shkeljet e gjetura në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për një procedurë të prokurimit publik. Nga kontrolli kanë rezultuar veprime të dyshimta të Komisionit të Vlerësimit të ofertave, çka ka bërë që raporti i kontrollit t’i dërgohet Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,- u shpreh ministrja

Në raportin e përjavshëm ajo e vuri theksin edhe tek rezultatet e Policisë së  Shtetit, e cila në bashkëpunim me organin e prokurorisë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të administratës publike dhe janë proceduar penalisht 37 autorë.

Po ashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 3 drejtues të Insitucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për shkelje të ligjit dhe shpërdorim të detyre.

“Këto rezultate dhe efekti i drejtëpërdrejtë që kanë ato në perceptimin e publikut për nivelin e korrupsionit në vend, na motivojnë për të vazhduar me të njëjtën këmbëngulje dhe të njëjtën ashpërsi ndaj kujtdo punonjësi të administratës apo qytetari që do të kryejë akte korruptive”,- nënvizoi ministrja.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik: 01/11/2018 22:12

    Deri më tani ETILDA GJONAJ është Ministrja më e SUKSEUSHME e Qeverisë Rama ! RESPEKTE ETILDA ! NXIJUA Jetën Krye HAJDUTËVE dhe HORRAVE të Zyrave të SHTETIT . FALENDERIME pafund për këtë Zonjë të Hekurt .

    Përgjigju
  • Ani: 01/11/2018 20:58

    Pse nuk e jepni emrin e kryeinspektorit,

    Përgjigju
  • Kalaja Pezes: 01/11/2018 18:46

    Ja pra o Edo mbushi ministrit me te rinj te talentuar qe duan te punojn dhe qe sjellin nga kto rezultate.

    Përgjigju
  • Kujtim: 01/11/2018 18:35

    Mire ja u ben ktyre qe vjedhin parat e popullit. Suksese dhe ne si popull na ke me vete.

    Përgjigju
  • Delisa: 01/11/2018 18:35

    E kam ndjekur cdo jave deklaraten e ksaj ministres dhe cdo jave ka denoncuar rraste korrupsioni dhe abuzimi me detyren. Mendoj se eshte nga te paktat zyrtare qe e ka marr seriozisht pune e dhene dhe po jep rezultate. Urime

    Përgjigju
  • adriana haxhiaj: 01/11/2018 18:34

    Me ne fund po pastrohet administrat nga parazitet qe nuk bejn as nje pune nqs nuk marin leke edhe pse paguhen per punen qe bejn. Ju lumt

    Përgjigju
  • lila: 01/11/2018 15:25

    keta kancelaret e gjykatave kur ke ndermend ti shkrish...pd&lsi&hajdut i ke te gjithe...

    Përgjigju
  • Fredi: 01/11/2018 15:10

    Sa shumë “helme” paska patur gjith këta vite..sa shumë abuzues kriminelë paska patur administrata në këta 28 vjet. Hiq e hiq e s paskan të mbaruar. Hiqini të gjithë dhe “restart” nga fillimi me njerëz të rinj me profil e karaktere europianë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?