Task-forca e Gjirokastrës mblidhet në natyrë, prefekti: Kështu do të veprojmë çdo ditë

5 Maj 2020, 12:45| Përditesimi: 5 Maj 2020, 12:47

  • Share

Prefekti i Gjirokastrës Astrit Aliaj ka mbledhur Task-Forcen që do të monitorojnë situatën tashmë që lëvizja ka nisur në shumë sektorë. Në task -forcën e ngritur për këtë çështje bëjnë pjesë të gjitha institucionet të cilët sipas prefektit do të kenë në fokus gjithçka por mbi të gjitha subjektet në risk siç janë fasoneritë. Të gjitha rezultatet e konstatuara në terren do të raportohen në task-forcën qendrore.

“Sot mblodha dy trask forcat, për grupin e madh ku verifikohen të gjitha subjekte me rrezik të madh, dhe subjektet me risk të vogël. Kokretisht janë furrat e bukës, dyqanet me pakicë. Detyra sot ishte që këto grupe të garantojnë zbatimin e këtyre masave.

Këto dy tast forca, do shkojnë atje për të verifikuar masat. Nëse do shikojnë shkelje, nëpërmjet një platforme raportojnë në task forcën qe qendrore, pastaj këta të fundit marrin masa. Pra këta dy task forca nuk marin masa, por raportojnë. Këtu është e domosdoshme të zbatohen këto vendime. Çdo ditë do të mblidhet kjo task forcë,” -shprehet Astrit Aliaj, prefekti i Gjirokastrës.

Respektimi i masave kundër përhapjes së Covid 19 do të jetë strikt dhe nëse grupet që do të zbresin në terren do të hasin shkelje kryesisht në institucionet me risk të lartë, do ta raportojnë tek task-forca e cila do të marrë vendimin sesi do të operohet me shkelësit.

Kjo task-forcë do te funksionoje deri në përfundim të situatës pandemie dhe çdo ditë do raportohen te dhënat në prefekturë me të gjitha institucionet të cilat do të monitorojnë situatën

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?