Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet Administratës Tatimore vijon aksionin e saj kombëtar kundër bizneseve që kryejnë aktivitet të paligjshëm në evazion fiskal apo veprimtari pa fatura tatimore.
Pas denoncimit në mediat sociale, AT njoftoi se ka zbuluar një tjetër subjekt që ushtron aktivitet në shkelje të ligjit. Bëhet fjalë për një kamping në Karpen të Kavajës, që u vu në lupën e Task-Forcës së Terrenit, e cila konfirmoi në vend ushtrimin e aktivitetit se subjekti.
“Ky subjekt u zbulua se nuk lëshon fatura tatimore dhe ka mall pa faturë. Ndaj tij u veprua me zero tolerancë, sipas parashikimit ligjor”, njoftoi institucioni, duke e shoqëruar njoftimin edhe me operacionin e kryer te biznesi në fjalë.
Administrata Tatimore konfirmoi se “është e angazhuar të trajtojë me seriozitet dhe kompetencë çdo denoncim të ardhur nga qytetarët për të garantuar zbatimin e ligjit ne mënyrë të barabartë për të gjithë”.
Menjëherë pas kontrollit nga Tatimet, mësohet se biznesi në fjalë ka bërë ankim në Gjykatë.
Komente

Te filloje kontrolli dhe te demaskohen ne media shkelesit, nje e nga nje me emer dhe foto. Keshtu do te nise te rrudhet plaga e madhe e evazionit fiskal qe ndodh vetem ne Shqiperi
PërgjigjuJu besoj jetoni jashte Shqiperie, se te jetonit ketu do ishe me i sakte ne koment.
Nga kavaja argani tatimor të kalojë dhe në plazh (në hekurudha )të bar fast -fud vini se dhe ai po bon Kërdinë duke MBUSHUR xhepat e pa faturime Zaptues i trotuarit e hapësirës së pallatit Shteti ti shikojë të gjithë e të veprojë
PërgjigjuPo sigurisht, po nuk u dhe zarfin normal qe do marri gjobe!….
PërgjigjuZhurme, shume zhurme, mjerim!
PërgjigjuQyqaret nuk i kane paguar “gjoben “ tatimoreve… te gjithe ata qe paguajne dalin te “rregullt”..
PërgjigjuNe 99% te dyqaneve nuk leshohet kuponi tatimor ne Shqiperi, ashtu siç nuk leshohen nga klinikat private mjeksore apo dentare. Nuk behet fare fjale per kupon te tregtaret e fruta zarzsvateve, te mishit, etj. Ke te permendesh me pare! Keshtu qe task forca duhet te krehe gjitha llojet e sherbimeve publike e private, nese duam te behemi "njerez".
PërgjigjuKuponi eshte harruar ne gjithe jugun as behet me fjale… po besoj me aksion do behet vitin tjeter…
Përgjigju