Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet Administratës Tatimore vijon aksionin e saj kombëtar kundër bizneseve që kryejnë aktivitet të paligjshëm në evazion fiskal apo veprimtari pa fatura tatimore.
Pas denoncimit në mediat sociale, AT njoftoi se ka zbuluar një tjetër subjekt që ushtron aktivitet në shkelje të ligjit. Bëhet fjalë për një kamping në Karpen të Kavajës, që u vu në lupën e Task-Forcës së Terrenit, e cila konfirmoi në vend ushtrimin e aktivitetit se subjekti.
“Ky subjekt u zbulua se nuk lëshon fatura tatimore dhe ka mall pa faturë. Ndaj tij u veprua me zero tolerancë, sipas parashikimit ligjor”, njoftoi institucioni, duke e shoqëruar njoftimin edhe me operacionin e kryer te biznesi në fjalë.
Administrata Tatimore konfirmoi se “është e angazhuar të trajtojë me seriozitet dhe kompetencë çdo denoncim të ardhur nga qytetarët për të garantuar zbatimin e ligjit ne mënyrë të barabartë për të gjithë”.
Komente

Zhurme, shume zhurme, mjerim!
PërgjigjuQyqaret nuk i kane paguar “gjoben “ tatimoreve… te gjithe ata qe paguajne dalin te “rregullt”..
PërgjigjuNe 99% te dyqaneve nuk leshohet kuponi tatimor ne Shqiperi, ashtu siç nuk leshohen nga klinikat private mjeksore apo dentare. Nuk behet fare fjale per kupon te tregtaret e fruta zarzsvateve, te mishit, etj. Ke te permendesh me pare! Keshtu qe task forca duhet te krehe gjitha llojet e sherbimeve publike e private, nese duam te behemi "njerez".
PërgjigjuKuponi eshte harruar ne gjithe jugun as behet me fjale… po besoj me aksion do behet vitin tjeter…
Përgjigju