Tasqebap me pulë nga zonja Albana

7 Korrik 2023, 11:53| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 11:54

  • Share

Tasqebap me pulë

Përbërësit:

  • 1 pulë e ndarë në pjesë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 karrotë
  • 3 domate
  • 1/2 gotë verë e bardhë
  • 1 gjethe dafine
  • Baharna
  • Piper i kuq i ëmbël
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht ndajmë pulën në pjesë dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë njëkohësisht qepën e grirë hollë dhe karrotën të prerë në disqe. Vazhdojmë kaurdisjen, më pas e shuajmë gatimin me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën dhe erëzat. Në fund hedhim buljonin dhe një gjethe dafine. E lëmë tasqebapin të ziejë dhe më pas e servirim të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?