Receta

Tasqebap sipas traditës nga zonja Albana

30 Janar, 12:00| Përditesimi: 30 Janar, 12:02

  • Share

Tasqebap

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi ose qengji
  • 2 qepë të mëdha
  • 2 domate ose 200 gr salcë domateje
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë vaj ulliri /gjalpë
  • 1 lugë miell
  • 1 lugë gjelle salcë speci (opsionale)
  • 1 gjethe dafine
  • 1 lugë çaji rigon
  • 500 ml ujë ose lëng mishi
  • Kripë, piper sipas shijes

Përgatitja:

Në një tenxhere, ngrohim vajin dhe kaurdisim qepët derisa të zbuten. Shtojmë mishin dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtojmë hudhrën dhe miellin duke e trazuar mirë që të përthithet nga mishi. Më pas hedhim domatet e grira ose salcën e domates, dafinën dhe salcën e specit. I përziejmë mirë dhe i lëmë të marrin shije për disa minuta. Në fund shtojmë ujin ose lëngun e mishit dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ulët për 40-50 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe rigon dhe e lëmë tasqebapinedhe 5-10 minuta në zjarr të ulët që shijet të lidhen plotësisht.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?