Tatim me fasha progresive edhe agjencitë që sjellin në Shqipëri punonjës të huaj

22 Shtator 2023, 14:09| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 14:10

  • Share

Numri i punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri po vjen gjithnjë e në rritje sidomos këtë vit që janë lehtësuar edhe kushtet për të marrë lejen e punësimit.

Një tjetër formë e marrjes së fuqisë punëtore nga jashtë është edhe nëpërmjet kontratës me një agjenci të huaj, për një numër të caktuar punonjësish. Deri më tani kjo formë e punësimit dhe e krijimit të të ardhurave nuk ka qenë taksuar por me ndryshimet e reja ligjore edhe kjo kategori do të jetë pjesë e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi.

“Rastet kur agjenci të huaja i ofrojnë entiteteve juridike shqiptare fuqi punëtore nga jashtë, por pagesa e fuqisë punëtore i bëhet agjencisë së huaj sipas kontratës, tatimi që llogaritet dhe mbahet si tatim mbi pagën do të jetë jo më pak se 80% e tarifës totale që është paguar nga entiteti shqiptar për agjencinë e huaj të punësimit”, thuhet në udhëzimin që shpjegon subjektet dhe tatimpaguesit që do të bëhen pjesë e skemës së re të tatimit prej vitit të ardhshëm.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?