Tatim nga 15%-50% për hidrokarburet, financat: Deri tani tatim fitimi nuk ishte i njëjtë për çdo kompani

13 Tetor 2020, 09:18| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 09:28

  • Share

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka shqyrtuar nen për nen projektligjin për regjimin fiskal për sektorin e hidrokarbureve. Kjo nismë synon të parandalojë shmangien e taksave dhe tatimeve, nga kompanitë që merren me nxjerrjen e hidrokarbureve në vend.

Sipas relacionit me këtë projektligj përcaktohet edhe niveli bazë i normës së tatimit që do të jetë 15% deri në 50% për operacionet e hidrokarbureve. Tatimi do të paguhet edhe nga nën-kontraktorët që kryejnë operacione që deri më tani kanë përfituar. Niko Lera Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave tha se shpesh shmangej pagesa e tatim fitimit

Operacionin e hidrokarbureve ky shtet ka vendosur ta tatojë me 50% mbi fitimin. Çfarë ka ndodhur në Shqipëri deri më tani? Ka ndodhur që për shkak të këtij sistemi që me një dekret të vitit 1994 me tre nen operonte i gjithë sektori. Ju e dini mirë që shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë lekë nga operacionet hidrokarbure, dhe një nga arsyet kanë qenë nën-kontraktorët të cilët kryenin operacione hidrokarbure”, u shpreh Niko Lera Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave.

Lera shtoi se kjo nismë ligjore ndalon dhe evazionin fiskal.

Potencialisht ka pas transferim të brendshëm i fitimit nga një regjim me 50% tatim në një regjim me 15% tatim sepse ndryshe nuk ka se si shpjegohet që operatori X i cili ka operuar gjithë këto vite të rezultojë me një humbje të mbartur prej 37 miliardë lekë, ndërsa nën-kontraktorët e tij apo ato që ai punësonte të realizonin një fitim prej 31 miliardë lekësh. Pra ustai humbet dhe i punësuari fiton. Dhe ne morëm ekspertizë për ta mbyllur këtë mundësi për transferim të brendshëm të fitimit”, u shpreh Lera.

Ndryshimet parashikohen të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2021. Dhe për realizimin e këtij drafti është punuar me ekspertë ndërkombëtar, mbështetjen e FMN, departamentit amerikan të energjisë si dhe grupet e interesit.

Projektligjji

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?