Foto ilustruese

Ekonomi

Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare

3 Dhjetor 2024, 14:45| Përditesimi: 3 Dhjetor 2024, 14:52

  • Share

Administrata Tatimore është gati të nisë rimburisimin e profesionistëve të lirë që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin dhe të Tatimit të Fitimit të Thjeshtuar.

Tatimet i bëjnë thirrje profesionistëve të lirë të saktësojnë të dhënat e llogarisë bankare në e-filing brenda datës 10 dhjetor. Llogaria duhet të jetë në lekë dhe aktive në një nga bankat e nivelit të dytë.

“Administrata Tatimore gati për të rimbursuar brenda dhjetorit tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale dhe që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të TF dhe TFTH

KUJDES! Saktësoni të dhënat e llogarive bankare në e-Filing:

Llogaria bankare duhet të jetë në monedhën Lek

Llogaria bankare duhet të jetë aktive në një nga bankat e nivelit të dytë”, shkruan Administrata Tatimore.

Tatimi i parapaguar nga mbi 6450 profesionistë në vlerën 501 milionë lekë do t’u kthehet brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Nga Gjykata Kushtetuese u vendos më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimi i nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera. Nga ky ligj do të prekeshin rreth 29 mijë profesionistë të lirë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?