Politikë

‘Në kulmin e debateve për kreun e FSHF-së, a u përdorën tatimet politikisht për kontroll në biznesin e Dukës?’, përgjigjet ministrja e Financave: Ishte rastësi

26 Janar 2022, 13:26| Përditesimi: 26 Janar 2022, 14:44

  • Share

Kontrolli tatimor në bizneset e Agron Dukës, vëllait të kreut të FSHF-së, në kulmin e debateve politike dhe sulmeve ndaj Armand Dukës, ishte rastësi. Kështu tha në një prononcim për gazetarët, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, teksa u pyet nëse janë përdorur tatimet politikisht për të ushtruar kontroll në biznesin e vëllait të kreut të FSHF-së. Ibrahimaj tha se administrata tatimore funksion në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore dhe se rasti në fjalë është një rast i cili ka qenë komplet një rastësi që ka ndodhur pikërisht në këtë moment. Kontrolli shtoi Ibrahimaj, vjen në zbatim të një denoncimi që ka ardhur ndaj biznesnit dhe administrata tatimore ka qenë komplet në zbatim të të gjithë procedurave dhe planeve të punës të administratës.

Pyetje: Ka akuza që tatimet janë përdorur politikisht gjatë inspektimeve të biznesit të Agron Dukës në të njëjtën ditë që po bëhej një debat publik dhe politik për vëllain e tij në krye të FSHF-së. Është koeçidencë kjo, mbi çfarë praktikash protokollare është bërë ky inspektim?

Ibrahimaj: Në fakt administrata tatimore funksion në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është një rast i cili ka qenë komplet një rastësi që ka ndodhur pikërisht në këtë moment, pasi vjen në zbatim të një denoncimi që ka ardhur, madje një sërë denoncimesh që kanë ardhur, administrata tatimore ka detyrimin që denoncimet ti kryejë dhe t’i përfundojë brenda një afati 7 ditor dhe ka qenë komplet në zbatim të të gjithë procedurave dhe planeve të punës të administratës. Si subjektet që ju përmendet ashtu edhe subjekteve të tjera janë subjekte të kontrolleve të shpeshta tatimore me qëllim ezaurimin të të gjitha denoncimeve, për të përmbushur objektivat e adiministratës dhe uljes së informalitetit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qepa: 26/01/2022 15:26

    Hahaha, pyetja: ja nisët qëllimisht Dukes ushtrinë e tatimeve? Përgjigja: jooo çne, ishte rastësi.. Po ça priste gazetari që të thoshte po ministrja?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?